Personeli Akademik

Prof. Asoc. Dr. Aida Goga

Aida Goga është Përgjegjëse e Departamentit të Filozofisë që nga viti 2016. Ajo u diplomua në filozofi në vitin 2000 në Departamentin e Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka marr titullin “Profesor i Asociuar” në Filozofi, në Departamentin e Filozofisë në vitin 2022 dhe  ka mbrojtur Gradën Doktor i Shkencave në vitin 2014, në Institutin e Studimeve Europiane. Fushat e saj të interesit janë mësimdhënia dhe kërkimi shkencor në fushën e filozofisë, etikës dhe lidershipit. Ekspertiza e saj në këto fusha përfshin mësimdhënie në nivelin Bachelor dhe Master si dhe puna kërkimore dhe botimet në këto fusha. Kurrikulumi i saj përfshin dhe një eksperiencë të gjatë si eksperte në institucione e organizata të ndryshme. Ajo është autore e mbi 20 referimeve dhe botimeve, në vend dhe jasht tij. Aktualisht ajo ligjëron në Hyrje në filozofi, Antropologji filozofike, Lidershipi dhe standartet, Teori etike bashkëkohore dhe Filozofi e lindjes.

Prof. Dr. Adrianë Anxhaku

Adriana Anxhaku është lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 1999. Në vitin 1988 u Diplomua në Degën Filozofi, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2007 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor”, pranë Departamentit të Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale (UT). Ndërsa në vitin 2015 fiton titullin Profesor i AsociuarKa marrrë pjesë në kurse dhe kualifikime brenda dhe jashtë vendit (Gjermani, Austri, Hungari etj). Ajo është titullare e lëndëve “Histori e Filozofisë Bashkëkohore”, “Histori e Filozofisë Moderne” dhe “Filozofi e së Drejtës”. Ka botuar 4 libra e monografi dhe rreth 20 referime e artikuj shkencor brenda e jashtë vendit

Prof. Asoc. Dr. Ferit Baça

Ferit Baça është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës që nga viti 2007.  Ai është diplomuar në Malajzi për Shkenca Politike në  vitin 1999 në sistemin anglo-sakson, në specialitetin Teori Politike. Në vitin 2007 ka përfunduar  në Austri Masterin për Studime mbi Konfliktet dhe Paqen.  Në vitin 2013 ka përfunduar doktoraturën pranë  Departamentit të Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetit e Tiranës. Aktualisht ligjëron në programet Bachelor dhe Master të organizuara nga departamenti i Filozofisë. Prioritetet dhe interesat e tij profesionale janë Filozofi Politike dhe Zgjidhje Konfliktesh. Gjithashtu, ai është autor librash si dhe një pjesëmarrës aktiv i shumë konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, autor i studimeve dhe artikujve shkencor të botuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit.

Prof. Asoc. Dr. Majlinda Keta

Majlinda Keta, është lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës për “Punonjëse e shkencave politike”(1985) dhe “Juriste”, (2004). Ka kryer Shkollën Pasuniversitare për Studime Europiane, pranë Universitetit të Tiranës, (2008) dhe më pas ka mbrojtur doktoraturën në filozofi (2015) për rolin e filozofisë për edukimin për zhvillim të qendrueshëm. Në prill 2022 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”

Ka kryer shumë  kualifikime jashtë vendit për të drejtat e njeriut, demokracinë, qytetarinë, lidershipin, politika arsimore dhe qeverisje. Ka botime për këto fusha, kryesisht për përfshirjen e tyre në kurrikulën shkollore dhe kualifikimin e mësuesve. Ajo ka botimet e saj në tekste shkollore, manuale dhe vëllime eseike. Ajo zotëron kompetencën e ToT në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe inisiativave antikorrupsion. Ka përmbushur disa detyra dhe angazhime në poste drejtuese në arsim dhe në Shoqëri Civile.  Është aktive në publicistikë e media televizive për demokracinë, arsimin, mirëqeverisjen, kulturën politike , gruan, fëmijët dhe filozofinë. Prej 2009 është anëtare e Rrjetit të Grave Filozofe pranë UNESCO.

Prof. Asoc. Dr. Zana Strazimiri

Zana Strazimiri, është lektore pranë Departamentit të Filozofisë që nga viti 1986. Ka lindur në Tiranë, më 4.12.1959. Diplomuar në vitin 1983, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, Universiteti i Tiranës, dega Filozofi. Në periudhën 1983-86 ka punuar në fushën e gazetarisë. Ajo ka marr titullin “Profesor i Asociuar” në Filozofi, në Departamentin e Filozofisë në vitin 2022 dhe vitin 1991 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”. Është titullare e lëndëve: Histori e Filozofisë Antike, Histori e Filozofisë Mesjetare dhe e Rilindjes, Filozofi Morale, Bioetikë dhe Etika e mjedisit.  Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e filozofisë. Është bashkëautore e tekstit të Filozofisë për Shkollat e Mesme si edhe e tekstit universitar të historisë së filozofisë antike “Rrugëtime Filozofike” (Enia, Tiranë, 2015).

Dr. Alment Muho

Alment Muho punon si pedagog me kohë të plotë (lektor) në Departamentin e Filozofisë pranë Universitetit të Tiranës, nga viti 2014, ku ka qenë fillimisht pedagog me kohë të pjesshme nga viti 2011. Lindi në Tiranë në vitin 1976. Nga viti 2008 ka punuar si lektor, fillimisht me kohë të plotë në Albanian University, në lëndët Filozofi dhe Filozofi Politike; vazhdon bashkëpunimin me këtë Institucion me kohë të pjesshme. Tri ciklet e formimit: Alma Mater Studiorum, Universiteti i Bolonjës, Departamenti i Filozofisë. Doktoruar më 2011, me punimin “Immagine del pensiero e potenze del differente nella filosofia di Gilles Deleuze”. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore si në Itali dhe në Shqipëri e në Kosovë. Botime të ndryshme esesh në Revista Universitare dhe në tekste filozofikë bashkëkohorë në trajtë parathënieje ose pasthënieje. Përkthime esesh filozofike bashkëkohore dhe redaktime shkencore e letrare. Interesi i tij kërkimor përqendrohet në problemet e Filozofisë Teorike, Estetikës dhe tematikave etiko-politike bashkëkohore.

Dr. Jetmira Fekolli

Dr. Jetmira Fekolli eshte lektore me kohë te plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, që nga viti 2019 pranë Departamentit të Filozofisë. Ajo u diplomua ne Filozofi në programin Bachelor Filozofi ne vitin 2008 dhe  në Programin Master në Filozofi Sociale në vitin 2010. Ajo ka mbrojtur Graden Doktor Shkencash në Filozofi në vitin 2018.

Fushat e saj të interesit jan mësimdhënia dhe kërkimi shkencor në fushën e filozofisë, gjithashtu dhe  kerkim shkencor . Ekspertiza e saj në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivelin bachelor dhe master si dhe puna kërkimore në fushën e filozofisë. Ajo është autore e disa artikujve të botuar në vend dhe jashte tij. Aktualisht ajo ligjëron në Filozofi gjuhe,Etike Sociale, Kurs Special, Metoda Kerkimore Shkencore.

Dr. Ledian Rusta

Ledian Rusta është lektor pranë Departamentit të Filozofisë nga viti 2006. Në vitin 2005 u diplomua në degën e Filozofisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 ka kryer studimet Pas-universitare në fushën e filozofisë (Msc) në Departamentin e Filozofisë. Në vitin 2015 ka fituar gradën Doktor (PHD) pranë Departamentit të Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale (UT). Ka marrë pjesë në në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe ka botuar artikuj në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me faktor impakti. Ai është titullar në kurse si logjika formale, epistemologjia, metodat e kërkimit filozofik etj. Fushat e tij të interesit janë logjika, shkencat e komunikimit, shkencat e natyrës, filozofia bashkëkohore etj. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane. Autori është përkthes i veprës Traktati Logjiko-Filozofik të autorit Ludwig Wittgenstein si edhe ka botuar monografinë “Kështu foli Nietzsche”.

Prof. Asoc. Dr. Arjana Mucaj

Prof Asoc. Dr. Arjana Muçaj, është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Pedagogji – Psikologjisë, Universiteti i Tiranës. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Sofies, St. Kliment Ohridski, Bullgari në degën Psikologji dhe më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare në fushën e Psikologjisë Ligjore dhe Sociale në Universitetin e Sofies – Bullgari, ku dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor” i Shkencave në Psikologji . Ka një përvojë në mësimdhënie prej më shumë se 21 vite. Fushat e ekspertizës janë; Psikologji Ligjore, Sociale, Zhvillimi e Edukimi. Aktualisht drejton Departamentin e Pedagogji-Psikologjisë.

Botimet e saj janë të shumta e të pasura, si autor, bashkëautor brënda dhe jashtë vendit. Artikujt e botuar me karakter hulumtues e profesional janë të shumtë, një pjesë e të cilëve, janë botuar në revista të huaja të njohura ndërkombëtarisht në gjuhën angleze.

Prof. Dr. Edmond Rapti

Prof. Dr. Edmond Raptika kryer studimet universitare në fushën e biokimisë në Universitetin e Tiranës. Më tej ka kryer studimet pasuniversitare në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ka kryer studime të avancuara në fushën e drejtimit dhe administrimit të arsimit në Pace University, New York, SHBA. Ka kryer disa specializime në Greqi, Belgjikë, Spanjë dhe vende të tjera. Ka fituar gradën shkencore “doktor “ në fushën e psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Më pas ka fituar titujt akademikë “profesor i asociuar” dhe “profesor”. Karriera e tij profesionale filloi 40 vjet më parë. Gjatë karrierës së tij universitare në 28 vitet e fundit ka mbajtur leksione në programet bachelor, master dhe doktoraturë në pedagogji dhe psikologji. Fushat e ekspertizës janë: shërbimi psikosocial, psikologjia shkollore, këshillimi karierës, menaxhimi dhe drejtimi i shkollës, lidershipi arsimor. Ka përvojë në drejtimin e arsimit të lartë si zëvendësrektor, dekan, zëvendësdekan dhe drejtues departamenti. Ka një përvojë të pasur në përgatitjen e mësuesve dhe psikologëve, në politikat dhe administrimin në arsim, në psikologji, në trajnimin e mësuesve si trajner në kurset e shkurtra për mësues të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm dhe të drejtorëve të shkollave. Ka bashkëpunuar me shkolla për organizimin e praktikës profesionale të studentëve të mësuesisë. Ka kontribut në reformimin e arsimit shqiptar. Ka kontribut në zbatimin e Procesit të Bolonjës në kontekstin shqiptar. Është bashkautor i disa kërkimeve shkencore rajonale mbi përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore Brenda dhe jashtë vendit. Ka përvojë pune me projekte ndërkombëtare. Ka botuar libra dhe artikuj mbi tema të politikave arsimore, të shërbimit psikologjik, të drejtimit të shkollës, të psikologjisë shkollore, zhvillimit profesional të mësuesve, dhunës në shkollë et

Prof. Dr. Adem Tamo

Prof.Dr. Adem Tamo është i punësuar me kohë të plotë që në vitin 1983 Universitetit të Tiranës pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të dhe ka një përvojë pune 39 vjeçare si pedagog dhe studiues. Pas diplomimit për filologji në Universitetin e Tiranës në vitin 1981: ka kryer studimet pasuniversitare në fushën e psikologjisë dhe të pedagogjisë në vitin 1982-1983; ka kryer studimet doktorale në fushën e psikologjisë në vitet 1983-1988; është titulluar “Prof. Assoc.” në vitin 1994; është titulluar “Prof. Dr.” në vitin 1999. Këto studime dhe eksperienca e punës janë kryer në fushën e psikologjisë dhe të edukimit. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: teoritë këshillimit dhe të psikoterapisë, praktikën e këshillimit, vlerësimin klinik dhe traumat psikike, metodat cilësore të kërkimit shkencor, etj. Ai ka marrë pjesë në disa projekte kërkimi kombëtare në fushën e dhunës, të mirërritjes së fëmijëve, të pozitës së gruas në shoqëri, të migracionit të cilat janë të publikuara. Ai ka marrë pjesë në projektin për çeljen e studimeve psikologjike në Shqipëri në universitete publike e private, në disa projekte për zhvillimin e formimin e mësuesve, për trajnimin e psikologëve, etj. Ai ka shërbyer si drejtor i Klinikës Universitare të Këshillimit dhe Psikoterapisë, Përgjegjës i Seksionit të Psikologjisë të Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Përgjegjës i Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka botuar ose publikuar 20 tekste universitare e parauniversitare, disa monografi dhe 80 artikuj e kumtime në botime periodike e konferenca të vendit dhe ndërkombëtare. Aktualisht është pedagog në  Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Prof. Dr. Bardhyl Musai

Prof. Dr. Bardhyl Musai është profesor me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ai ka një përvojë prej më shumë se 40 vjet në arsim dhe mbi 30 vjet në mësimdhënie dhe hulumtime universitare, titullar i lëndëve Psikologji sdukimi, Metodologji e mësimdhënies dhe të menduarit kritik, Menaxhim i ndryshimeve në arsim, Bazat e menaxhimit dhe administrimit në arsim. Ka marrë pjesë si anëtar në disa grupe pune për reformën arsimore në Shqipëri, hartimin e legjislacionit për arsimin parauniversitar dhe atë të lartë, anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës pranë Ministrit të Arsimit 2006 – 2013, anëtar i Reformës së Arsimit të Lartë Ekspertët (HERE), iniciativë TEMPUS e financuar nga BE. Ai ka qenë gjithashtu Kryetar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë nga viti 2006 deri në vitin 2014 dhe këshilltar i Kryeministrit për periudhën 2009-2013. Bardhyl Musai ka marrë pjesë në organizma të shumta ndërkombëtare, konferenca dhe aktivitete, lidhur me politikat arsimore dhe planifikimin. Është ideator dhe zbatues i disa ndryshimeve reformuese në arsim. Ka botime të shumta si artikuj, libra dhe dokumente hulumtuese për politikat arsimore që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe zhvillimin profesional dhe mësuesve dhe tema të tjera arsimore.

Prof. Dr. Nikoleta Mita

Prof. Dr. Nikoleta Mita është profesore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës si dhe bashkëpunëtore e jashtme e Universitetit Clemson (SHBA). Është diplomuar në fushën e mësuesisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1978. Mban titullin akademik “profesor” që në vitin 2002. Ka kryer specializime pasuniversitare në fushën e pedagogjisë dhe të psikologjisë në vend dhe në fushat e vlerësimit arsimor, të politikave dhe administrimit të arsimit në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ka kryer vizita studimore në 32 vende të botës. Ka një përvojë 40 vjeçare në mësimdhënie dhe kërkim në fushën e pedagogjisë dhe të psikologjisë, e përqendruar në nënfushat e vlerësimit arsimor dhe të vlerësimit psikologjik. Ka dhënë mësim në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e punimeve të kërkimit për diplomat bachelor, master profesional, master i shkencave dhe për gradën shkencore “doktor”. Ka përvojë në drejtimin e njësive dhe të institucioneve të arsimit të lartë. Ka një përvojë të pasur në planifikimin, organizimin dhe drejtimin e projekteve të kërkimit në fushën e arsimit dhe të shkencave sociale. Ka një kontribut aktiv në zhvillimin e reformave arsimore të të gjitha niveleve në Shqipëri dhe në Kosovë. Është anëtare e disa shoqatave profesionale ndërkombëtare të fushës së arsimit. Ka përvojë në koordinimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare në fushën e arsimit.  Ka botime të shumta në fushën e arsimit.

Prof. Dr. Zenel ORHANI

Prof. Dr. Zenel ORHANI ka lindur në Ersekë të Kolonjës më 10.03.1956. Ka kryer studimet universitare dhe pasunivesitare në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit është emëruar pedagog në Katedrën e Pedagogji-Psikologjisë pranë Fakultetit Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës në vitin 1989 dhe, më pas, nga viti 1993 është pedagog i psikologjisë me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ka arsimim të nivelit master, doktoral e pastdoktoral. Fusha e tij e interesit janë psikologjia konjitive, motivacioni dhe inteligjenca emocionale. Ai lektron në këto fusha dhe ka përvojë mbi 30-vjeçare si mësimdhënës i psikologjisë. Mësimdhënien e psikologjisë në fushën e tij të interesit e ka ushtruar, part time, edhe në universitete të tjera si në universitetin “A. Xhuvani” të Elbasanit, në universitetin “L. Gurakuqi” të Shkodrës dhe në universitetin e Tetovës (jashtë trojeve).

Në vitin 1996 ka fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave psikologjike”, në vitin 2002 ka marrë titullin “Profesor i associuar” dhe në vitin 2021 ka fituar titullin “Profesor”. Është autor i disa teksteve mësimore universitare për degën e psikologjisë dhe autor i një numuri artikujsh të botuar brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës dhe referues në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; pjesëmarrës aktiv në projekte kombëtare e ndërkombetare, në aktivitete trajnimi brenda dhe jashtë vendit. Krahas kësaj, është kontribues edhe në shërbime psikologjike, si psikolog pranë gjykatës së Tiranës, antar i Komisionit të edukimit në vazhdimësi, pranë Urdhërit të psikologut shqiptar, si dhe në aktivitete humanitare.

Aktualisht është i punësuar me kohë të plotë si pedagog i psikologjisë pranë departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Prof. Asoc. Dr. Artemisi Shehu/Dono

Prof. Asoc. Dr. Artemisi Shehu/Dono është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Pedagogji-Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Ka një përvojë pune 22 vjeçare si pedagoge dhe kërkuese. Ka përfunduar studimet universitare 1996-2000 pranë Universitetit të Tiranës në degën ‘Psikologji Klinike’. Më pas, ajo ka përfunduar studimet e shkollës pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës për ‘Këshillim Psikologjik’ në vitet 2001-2003. Ajo përfundon studimet doktorale pranë UT dhe merr gradën shkencore “Doktor në Psikologji” në mars 2009 me temë  “Efektiviteti  i trajnimit të prindërve për mbështetjen e trajtimit të fëmijëve me autizëm”. Gjithashtu, prej tetorit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë atë klinike dhe të këshillimit dhe psikoterapisë në Psikologji.

Është hartuese e programeve të disa lëndëve në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë dhe titullare e lëndëve në ciklet e para dhe të dyta të studimit si “Psikologji Anormale” dhe “Shkathtësi Komunikimi” (cikli i parë i studimeve Bachelor në psikologji), Sjellja njerëzore dhe konteksti social (cikli i dytë i studimeve, Master Profesional Orientim – Profesional), “Psikopatologji e zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve”, “Psikopatologji e moshës adulte” (cikli i dytë i studimeve, Master Shkencor Psikolog klinik dhe marrëdhëniesh), “Patologjitë e zhvillimit” (cikli i dytë i studimeve, Master Shkencor Psikolog shkollor), etj.

Ajo është autore e disa librave akademikë si “Psikologji Anormale”, “Autizmi dhe përfshirja e prindërve në trajtimin e tij”, “Psikopatologji zhvillimi”  dhe cikleve të leksioneve “Psikologji komunikimi”, “Psikologji mjekësore” dhe “Psikopatologjitë e fëmijës dhe adoleshentit” si dhe është autore e mjaft artikujve shkencorë në revista shkencore në vend e jashtë tij. Ajo është gjithashtu pjesëmarrëse në shumë aktivitete, simpoziume, konferenca e kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare të fushës së psikologjisë klinike.

Ka qenë anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës në vitet 2016-2020.

Aktualisht ajo është anëtare e Komisionit të Sigurimit të Cilësisë pranë Universitetit të Tiranës prej Dhjetorit të vitit 2020, Antare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut si dhe pjesëmarrëse në mjaft borde shkencore të Konferencave Kombëtare e Ndërkombëtare në fushë.

Prof. Asoc. Dr. Edvin LAME

Prof. Asoc. Dr. Edvin LAME u diplomua pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2001, gjithashtu përfundoi një Master të Arteve në Londër, Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2006, dhe mori gradën e Doktorit të Shkencave në vitin 2015 pranë Departamentit të Psikologjisë dhe Pedagogjisë, U.T. Ai ka një experincë të gjatë si lektor në lëndët: Shkrim Akademik, Psikologji Politike, Psikologji Sociale Ligjore, dhe Psikologji Organizacionale. Që nga viti 2009 në vazhdim ai është pedagog i brendshëm në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, Fakultetin e Shkencave Sociale, U.T. dhe që nga viti 2020 është gjithashtu ZV/Dekan i këtij Fakulteti. Edvini ka një sërë artikujsh në revista shkencore dhe konferenca në Shqipëri dhe jashtë saj, ku fokusi kërkimor kryesisht ka të bëjë me problemet me të cilat përballen komunitetet vulnerabël në Shqipëri. Për dy dekada ai gjithashtu ka punuar si ekspert psiko-social duke ndihmuar komunitetet në nevojë (romë dhe egjiptianë, fëmijët jetim) në Shqipëri dhe Kosovë. Bazuar në përvojën e fituar në këtë drejtim, nga 2015 në 2017 ai ka qënë Këshilltar i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, përgjegjës për Departamentin e Mirëqenies Sociale (Anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Çështjet e Romëve dhe Udhëtarëve (CHAROM) Përfaqësues për Shqipërinë – Këshilli i Evropës, 2015-2017, si dhe Pika Fokale Kombëtare e Integrimit të Romëve 2020, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 2016–2017). Për më tepër përgjatë kësaj periudhe ai dha kontributin e tij për integrimin e profesionit të psikologut në shoqërinë shqiptare (Miratimi i Ligjit të Psikologut, në Parlamentin Shqiptar 2016 dhe Themelimi i Urdhrit të Psikologut në Shqipëri 2017).

Prof. Asoc. Dr. Eglantina Dervishi

Prof. Asoc. Dr. Eglantina Dervishi, lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, U.T. më 2005. Ka përfunduar studimet e doktoraturës më 2013 në Psikologji Klinike në Alma Mater Studiorum, Universitetin e Bolonjës, Itali. Ka punuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve dhe I.E.V.P. Vaqarr, për një periudhë disa vjecare, Më pas ka punuar në Laboratorin e Shëndetit Mendor pranë Universitetit të Bolonjës. Është angazhuar si Pedagoge nga viti 2006 në lëndët “Psikologji Klinike”, “Psikopatologji zhvillimi” dhe “Ndërhyrja në raste traumash dhe krizash”. Ka punuar si Përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë në dy Universitete private nga viti 2012-2015. Aktualisht zhvillon mësim në programet Master i Shkencave në Psikologji Shkollore, Master Profesional në Këshillim Psikologjik dhe Orientim Profesional. Fokusi i saj i kërkimit është në fushën e shëndetit mendorë dhe zhvillimit pozitiv të të rinjëve. Anëtare e Shoqatës së Psikologëve Shqiptarë 2015, anëtare e Urdhrit të Psikologëve 2017, anëtare e bordit Editorial Journal of Psychiatry and Psychology Research: Well-being, Empowerment and Affective Profiles. online peer reviewed journal. (Editorial Board Member) 2018. Gjithashtu nga viti 2019 është angazhuar si eksperte e vlerësimit të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). Në vitin 2021 ishte në rolin e Kryetares së Bordit të Rekomandimit të Literaturës Shkencore dhe Didaktike për Bibliotekat e Institucioneve Arsimore Parauniversitare Publike, pranë Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.  Është partnere nga viti 2019 në projektit ndërkombëtar “Positive Youth Development Cross-National Project” me qendër në Departamentin e Shkencave Psikosociale, Fakulteti i Psikologjsë, Universitetin e Bergen, Norvegji. Autore e një sër artikujsh brenda dhe jasht vendit, ka marrë pjesë si organizatore dhe pjesmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është bashkëautore e manualit të vetvlersimit të psikologut shkollor dhe autore e ciklit të leksioneve për lëndët: Etika e Psikologut Shkollorë, Etika në Këshillim, Këshillimi Psikologjik Individual, Vështirësitë në të nxënë etj.

Prof. Asoc. Dr. Gerda Sula

Prof. Asoc. Dr. Gerda Sula është e punësuar me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 13 vjeçare si pedagoge dhe mbi 20 vjeçare si studiuese. Pas diplomimit në mësuesi në vitin 1993, studimet e saj pasuniversitare dhe ato doktorale të kryera në Universitetin e Gjenevës, Zvicër lidhen me shkencat e edukimit. Fushat e mësimdhënies kërkimore përfshijnë mësimdhënien e të nxënit dhe teknologjinë e edukimit. Interesat kërkimore fokusohen në zbatimin e qasjeve me në qendër nxënësin në shkollat shqiptare, me fokus të veçantë në shfrytëzimin e teknologjisë për përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Ajo ka mbi njëzet vite përfshirjeje në projekte kërkimore e praktike në çështje të ndryshme arsimore, në nxitjen e zbatimit në praktikë të ndryshimeve metodologjike të mbështetura në studimet më të fundit në fushën e edukimit. Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare mbi çështjet e edukimit në bashkëpunim me organizata, si World Bank, UNICEF, SwissContact, Save the Children, etj dhe ka marrë pjesë në disa projekte akademike të Erasmus+.  Ka shërbyer në pozicione drejtuese në disa prej këtyre projekteve. Ka një numër botimesh në revista shkencore, prezantimesh në konferenca akademike, si dhe ka trajnuar një numër të lartë mësuesish në Shqipëri e më gjerë. Dr. Sula është anëtare e një numri organizatash profesionale ndërkombëtare, International Step by Step Association Hollandë, World Forum in Early Care and Education, ShBA, European Early Childhood Education Research Association, Angli, etj.

Prof. Asoc. Dr. Leticja Gusho

Prof. Asoc. Dr. Leticja Gusho ka një përvojë prej 27 vitesh në fushën e Edukimit, dhe aktualisht është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogji-Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.  Pas përfundimeve të studimeve master dhe doktoraturë në Universitetin e Tiranës në fushën e pedagogjisë, ka kryer postdoktoraturën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbajtëse e Bursës Fulbright. Gjithashtu ka kryer disa specializime pasuniversitare në Universitetin e Utrehtit në Hollandë.  Ka dhënë mësim si lektore e ftuar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Granadës në Spanjë, si edhe në Universitetin Shtetëror të Salem, Massachusets, SH.B.A. Është autore e shumë artikujve të botuar brenda dhe jashtë vendit që kanë në fokus çështjet e shkollës dhe problematikat që lidhen me to. Gjithashtu, ka botuar dhe librin “Për një shkollë më të mirë”, dhe është bashkautore në disa tekste universitare në fushën e edukimit. Fushat e saj të interesit janë zhvillimi i kurrikulës në shkollë, metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit në edukim, si edhe përgatitja dhe trajnimi në vazhdim i mësuesve.

Prof. Asoc. Dr. Migena Buka

Prof. Asoc. Dr. Migena Buka është e punësuar me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, pranë Universitetit të Tiranës. Ka një përvojë pune 16 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Psikologji nga Universiteti “Middle East Technical University” në Ankara, në vitin 2002, studimet pasuniversitare i kreu në të njëjtin universitet për Psikologji Organizacionale dhe Industriale. Studimet doktorale i ka përfunduar pranë Universitetit të Tiranës dhe lidhen me Psikologjinë Organizacionale. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: psikologji konsumatori, statistikë në shkencat sociale, menaxhim konflikti, analizë pune, etj. Ka marrë pjesë në projekte kombëtare, si: bashkëpunimi me Shkollën e Drejtorëve; ndërkombëtare, si: Face-Up. Faces from the past: The fight for freedom and democracy during the regime of Hoxha. Ka shërbyer në pozicione drejtuese si: drejtuese e Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) për Fakultetin e Shkencave Sociale. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore dhe ka botuar nëpër revista të ndryshme shkencore.

Prof. Asoc. Dr. Nada Kallçiu

Prof. Assoc. Dr. Nada Kallçiu është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës prej vitit 2004. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Padovës Itali në degën Shkenca Edukimi dhe më pas ka vazhduar studimet master në Universitetin e Venecias Itali në “Menaxhim projektesh në fushën e edukimit për Europën qëndrore dhe Ballkanin”. Zotëron titullin akademik “Profesor i Asociuar” në fushën e edukimit nga Universiteti i Tiranës.

Ka qenë pjesë e ekipeve kërkimore për kërkime të përbashkëta me Universitetin Pedagogjik të Zyriut, Zvicër mbi kulturën e të nxënit në arsimin e lartë dhe me Universitetin e Lozanës Zvicër për standartizimit e instrumenteve të matjes për orientimin në karrierë. Ajo është koordinatore e projektit të përbashkët me Universitetin e Lozanës për ngritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës për orientimin e karrierës në vend. Gjithashtu, ka eksperienca mësimdhënie edhe në universitete evropiane.

Ka marrë pjesë në aktivitete të shumta ndërkombëtare lidhur me arsimin dhe orientimin profesional, si: politikat arsimore, menaxhimi dhe administrimi në arsim, sigurimi i cilësisë, planifikimi, matja dhe vlerësimi, vendimmarrja për karrierën etj. Ka botuar artikuj dhe dokumente hulumtuese mbi politikat arsimore, metodat mësimore, matjen dhe vlerësimin e nxënësit, arsimin profesional, si edhe tema të tjera që lidhen me orientimin profesional si edhe është autore e standartizimit të katër testeve të karrierës në Shqipëri. Fushat kryesore të ekspertizës janë: këshillim karriere, trajnimi i mësuesve, matja dhe vlerësimi në arsim, politikat arsimore, aftësitë e buta, menaxhimi i programeve të edukimit në shkallë të gjerë.

Është autore e publikimeve të ndryshme në fushën e arsimit dhe orientimit profesional, brenda dhe jashtë vendit.

Prof. Asoc. Dr. Valbona HABILI (SAUKU)

Prof. Asoc. Dr. Valbona HABILI (SAUKU) është e punësuar me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti Pedagogji – Psikologji, Universiteti i Tiranës. Edukimi: Valbona Habili Sauku i përket brezit të parë të Psikologjisë, diplomuar në drejtimin shkollor/organizacional pranë Fakutetit të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë në vitin 2000. Studimet pasuniversitare kanë vijuar me programin “Master në Këshillim Psikologjik” në 2004 – 2007. Ka marrë gradën “Doktor në Psikologji” në Korrik të 20016, pranë Fakutetit Të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Valbona Habili (Sauku) është fokusuar në: fushën e psikologjisë shkollore, në fushën e edukimit e kryesisht në një ndërthurje të kërkimeve në këto fusha me fushën e psikologjisë organizacionale. Eksperienca: Ka një përvojë 22 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencës së psikologjisë. Zhvillon mësim në programet Bachelor, kryesisht përgjegjëse për lëndët: Psikologji Edukimi dhe Sjellje Organizative, Master i Shkencave në Psikologji Organizimi, kryesisht përgjegjëse për lëndën: Vlerësim në organizatë dhe Master Profesional me profil Orientim Profesional, kryesisht për lëndën Trajnimi dhe Zhvillimi.. Gjithashtu ka një përvojë 20 vjeçare në fushën e psikologjisë organizative kryesisht me organizata ndërkombëtare si Karitasi Spanjoll, delegacioni në Kosovë, Kryqi i Kuq Spanjoll e Terre des Homme në Shqipëri, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri. Aktualisht është anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Psikologut. Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në rolin e ekpertes, ndër to: Ekspert pedagogjik lidhur me suporti për hartimin e planeve mësimore 2021 – 2022  në shkollat e mesme profesionale, projekt i  Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) / Swisscontact Albania. Eksperte rajonale për rekrutimin bazuar në kompetenca në ndihmë të Drejtorisë së Administratës Publike, project i financuar nga Regional School of Public Administration (ReSPA). Anëtare e komisionit në përgatitjen e pogramit dhe hartimin e pyetjeve  për procesin e liçencimit të psikologëve në Republikën e Shqipërisë pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Urdhëri i Psikologut. Anëtare e komisionit në përgatitjen e pogramit dhe hartimin e pyetjeve   për procesin e rekrutimit të psikologëve shkollor pranë ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar) etj

Dr. Anila Sulstarova

Dr. Anila Sulstarova është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku edhe është doktoruar në vitin 2011 me disertacionin: “Maksimalizimi i funksioneve të hemisferës së djathtë të trurit, përmes ndërhyrjes diadike, tek foshnjat 0-10-muajshe në institucion”.

Anila Sulstarova është pedagoge në departamentin pedagogjisë dhe psikologjisë prej vitit 2005. Është titullare e disa lëndëve, si “Terapia familjare: parimet dhe metodat klinike”, “Praktikum në terapi arti dhe loje”, “Këshillimi i familjes”, “Psikologji e zhvillimit të adoleshencës”, “Kuptimi i dhunës dhe i agresivitetit” në programet e studimit “Bachelor në psikologji”, “Master i shkencave në psikologji klinike”, “Master i shkencave në psikologji shkollore”, “Master profesional në këshillim”.

Interesi akademik për kërkime shkencore lidhet me çështje, si: atashimi, vetërregullimi emocional, faji dhe turpi, marrëdhëniet në çift dhe familjare, ankthi, varësitë etj.

Dr. Anila Sulstarova ushtron edhe profesionin e psikologes klinike që prej vitit 2001 e deri më sot. Çrregullimet që ajo trajton lidhen me ankthin tek fëmijët dhe të rriturit; fobitë e ndryshme tek fëmijët dhe adoleshentët; atakun e panikut tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit; patologjitë e atashimit; trajtimin e çrregullimeve të personalitet. Gjithashtu, ajo ofron terapi në çift dhe familjare.

Dr. Anila Sulstarova ka qenë pjesë e hartimit të disa strategjive kombëtare në fushën e shërbimeve sociale. Ajo është edhe lektore në Shkollën e Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë për kurse, si “Psikologjia e komunikimit dhe e emocioneve”. Është edhe eksperte e jashtme në disa organizata ndërkombëtare dhe kombëtare, si UNICEF, Save the Children, Terres des Homes, World Vision etj.

Dr. Anila Sulstarova ka përvoja mësimdhënieje jashtë Shqipërisë, si në SHBA, Portugali. Është anëtare e American Psychological Association, Shoqatës Shqiptare të Terapisë Kognitiv-bihejviorale (AACBT) dhe anëtare e “European Association for Behavioural and Cognitive Therapies” dhe “The International Society of Schema Therapy (ISST)”.

Dr. Blerta Bodinaku

Dr. Blerta Bodinaku është pedagoge në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Është diplomuar si psikologe klinike në vitin 2000 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar studimet master në psikologji këshillimi në vitin 2003, pranë të njëjtit Fakultet. Studimet e doktoraturës i ka kryer në fushën e vlerësimit psikometrik në psikoterapi, pranë Universitetit Sigmund Freud në Vienë.

Ka një përvojë 22 vjeçare në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e psikologjisë klinike dhe psikometrisë. Aktualisht ushtron mësimdhënien në programet Bachelor në Psikologji, Master i Shkencave në Psikologji Klinike dhe Master Profesional në Psikologji Këshillimi, me fokus këshillimin individual, këshillimin në grup, formulimin dhe konceptualizimin e rastit klinik si dhe psikologjinë sociale.

Që nga viti 2007, zotëron Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë (ECP), fituar në përfundim të një programi 5 vjeçar kualifikimi sipas standardeve Europiane në fushën e psikoterapisë. Zotëron një eksperiencë të gjatë pune në fushën e psikoterapisë, dhunës me bazë gjinore, shërbimet e shëndetit mendor, vlerësimin psikometrik dhe ka kontribuar duke ofruar ekspertizën e saj në lidhje me këto fusha përmes trainimeve, supervizimit, apo vlerësimeve në nivel kombëtar. Është autore e instrumenteve të parë psikometrikë të validuar dhe standardizuar në gjuhën shqipe dhe është angazhuar në trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve në nivel kombëtar në lidhje me përfshirjen e instrumenteve psikometrikë në praktikën psikologjisë klinike të aplikuar.

Është autore publikimesh dhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe anëtare e American Psychologists Association dhe Society for Psychotherapy Research si dhe e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë. Në këtë të fundit, mban detyrën e nënkryetares.

Dr. Elvisa Sokoli

Dr. Elvisa Sokoli është e punësuar me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë të Fakultetetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer studime universitare në fushën e psikologjisë në Universitetin e Tiranës, Zotëron diplomë Master i shkencave në Psikologji Këshillimi nga Universiteti i Tiranë dhe Master i shkencave në Psikologji Klinike nga New York University, SHBA. Gradën shkencor “doktor” e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës. Zotëron Certifikatë Shqiptare në Psikoterapi nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë Ka përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë në fushën e psikologjisë. Ka një përvojë të pasur në praktikën e këshillimit dhe psikoterapisë me klientë në kontekste dhe nevoja e problematika të ndryshme. Përveç këshillimit dhe psikoterapisë, ofron supervizim individual dhe në grup. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka boruar artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ëshrë anëtare e disa shoqatave profesionale, si: Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë, Shoqata Ameriakne e Psikologjisë, Shoqatës për Kërkim Shkencor në Psikoterapi.

Dr. Livia Nano

Dr. Livia Nano është e punësuar me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Fakultetetit të Shkencave Sociale, UT që prej vitit 2013. Ka përvojë pune njëzet e dy vjecare si pedagoge dhe studjuese. Pas diplomimit në Psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, UT në 2000 ka vijuar dhe përfunduar me sukses studimet në nivel Masteri në Psikologji Këshillimi pranë UT si edhe Master për Politika Shëndetësore dhe Sociale (me fokus vlerësimin & kërkimin), në London, UK. Studimet doktorale lidhen e me eksplorimin e asaj se për cfarë kanë nevojë fëmijët dhe të rinjtë të rriten dhe zhvillohen pozitivisht të cilët u finalizuan me marrjen e gradës Doktor i Shkencave në vitin 2014. Fushat e mësimdhënies përfshijnë: Vlerësimi psikologjik, Psikologji zhvillimi e avancuar, Nxënësit me nevoja të vecanta. Fushat e ekspertizës kërkimore përfshijnë: mirëqënia dhe zhvillimi i fëmijëve dhe të rinjve; shprehitë socio-emocionale; kontekstualizi i  instrumentave të vlerësimit psikologjik, fëmijët me nevoja të vecanta. Ka marrë pjesë në aktivitete kërkimore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare për cështje që lidhen me matjen e indikatorëve të mirëqënies së fëmijëve, shëndeti mendor, grupet vulnerabël etj. Gjithashtu, ka koordinuar dhe ofruar konsulencë për projekte të ndryshme në fushën psiko-sociale në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare pranë organizatave të ndryshme jo-qeveritare dhe qeveritare, si edhe ka ofruar vlerësim & mbështetje psikologjike për individë dhe grupe në nevojë.

Dr. Ornela Zhilla

Dr. Ornela Zhilla është pedagoge me kohë te plotë  pranë Departamentit të  Pedagogjisë dhe Psikologjisë në  Fakultetin e Shkencave Sociale,  Universiteti i Tiranës që prej vitit 2012. Është diplomuar në Psikologji klinike në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës ku ka vijuar edhe me studimet pasuniversitare doktorale . Që prej vitit 2015 mban gradën shkencore  “ Doktor në psikologji “ për disertacionin me temë “ Marrëdhëniet midis konsumimit ,karakteristikave të personalitetit dhe teknikave të përballimit të stresit tek mësuesit e shkollave të mesme”. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë  lëndë të formimit bazë në psikologji, të  nivelit Bachelor dhe Master . Konkretisht këto fusha përfshijnë lëndët  Hyrje në Psikologji, Menaxhim  stresi, Psikologji  zhvillimi në foshnjëri dhe fëmijëri, Psikologji sociale e avancuar.  Ka përvojë në  udhëheqjen e temave të diplomave në programet bachelor dhe master. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithashtu ka botuar artikuj shkencorë brënda dhe jashtë vendit.

Dr. Skerdi Zahaj

Dr. Skerdi Zahaj është pedagog në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer specializime në Institutin Qëndror të Shëndetit Mendor në Universitetin Heidelberg në Gjermani dhe është psikoterapist i çertifikuar në orientimin kognitiv-bihejvioral (CBT) dhe në terapinë e foksuar në skema (ST). Ka një përvojë 12-vjeçare në fushën e mësimdhënies, të kërkimit shkencor dhe të psikoterapisë. Aktualisht zhvillon mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master i Shkencave në Psikologji Klinike dhe në Psikologji Shkollore si edhe Master Profesional në Psikologji Këshillimi dhe Psikologji Ligjore. Mësimdhënia e tij është fokusuar në lëndët e psikologjisë klinike dhe me specifikisht në vlerësimin, pasojat dhe trajtimin e traumave psikologjike, në lëndët e psikologjisë së këshillimit dhe të metodave të kërkimit shkencor në psikologji. Interesat e tij kërkimore janë mbi studimin e procesit të zhvillimit të identitetit gjatë adoleshencës dhe moshës së rritur të hershme, në zbulimin e lidhjeve midis kushteve shëndetësore kronike dhe shqetësimeve psikologjike si edhe në analizën e marrëdhënies midis zhvillimit të personalitetit dhe psikopatologjive. Interesat e tij klinik janë të fokusuar në trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik, traumave komplekse, pasojave psikologjike të adoleshentëve dhe të rinjve me kancer dhe sëmundje kronike, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit. Është anëtar i Shoqatës Europiane të Psikologëve të Zhvillimit (EADP), i Shoqatës Shqiptare të Terapisë Kognitiv-bihejviorale (AACBT) dhe anëtar i “European Association for Behavioural and Cognitive Therapies” dhe “The International Society of Schema Therapy (ISST)”.

Msc. Fatjona Hysi

Fatjona Hysi ka lindur në Tiranë më 13.07.1979. Në vitin 2001 është diplomuar si Psikologe Klinike  në Fakultetin e Shkencave Sociale, pranë Universitetit të Tiranës, ku po aty ka kryer studimet Master në Këshillim Psikologjik. Në vitin 2020 ka përfunduar specializimin tre vjeçar në Terapi Kognitive Bihejviorale (CBT), pranë AACBT, (anëtare me të drejta të plota pranë EACBT).

Që prej vitit 2011 ka kontribuar si pedagoge e jashtme, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale (Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë) në Universitetin e Tiranës dhe që prej marsit 2022 është emëruar asistent lektore me kohë të plotë pranë këtij fakulteti.

Fatjona ka një eksperiencë të gjatë pune në disa institucione shtetërore, media dhe organizata që operojnë në fushën e shëndetit mendor ku më së shumti ka mbajtur pozicionin e kordinatores së projekteve dhe psikologes klinike.

Prof. Asoc. Dr. Eliona Kulluri (Bimbashi)

Eliona Kulluri (Bimbashi) është lektore kohë të plotë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës prej vitit 1995. Ajo është aktualisht lektore e disa lëndëve në programet bachelor dhe master shkencor të DPPS, si “Puna Sociale me Grupet dhe Komunitetin”, “Probleme dhe Politika të Shëndeti Mendor”, “Intervistim dhe Këshillim”, “Vlerësimi i programeve dhe shërbimeve sociale”. Pas diplomimit në Biologji, në vitin 1992, studimet e saj pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me Punën Sociale. Në 2009 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, me studimin me temë “Dhuna në familje: Incidenca, prevalenca dhe mekanizmat e përballimit së saj; Studim cilësor mbi eksperiencat e grave te dhunuara”.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë çështjet gjinore dhe të zhvillimit, programimin dhe vlerësimin e shërbimeve sociale për grupet dhe komunitete në nevojë. Ajo ka kryer studime dhe vlerësime të programeve e politikave të ndryshme sociale kombëtare dhe lokale,  shërbime këshilluese për agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe organizata të tjera ndërkombëtar dhe kombëtare, në lidhje me politikat me ndikim të drejtpërdrejtë në përfshirjen sociale të fëmijëve, politikat e mbrojtjes sociale në Shqipëri, hartim të planeve vendore sociale, protokolleve, standardeve dhe udhëzuesve të shërbimeve sociale, moduleve të trajnimit, duke ofruar njëkohësisht trajnime për profesionistë të ndryshëm që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale në vend.

Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare mbi papunësinë, migrimin, varfërinë dhe përjashtimin social, cilësinë e jetës dhe çështjet të grupeve vulnerabël në komunitetet lokale dhe ka botuar artikuj shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, tekste mësimore si edhe raporte studimore.

Ka shërbyer në pozicione drejtuese si Zv/kryetare e Senatit Akademik të UT (2016-në vazhdim), Zv/Dekane e FSHS (2017-2020) dhe Përgjegjëse Departamentit të Punës Sociale dhe Politikës Sociale (2020-në vazhdim).

Prof. Dr. Edmond Dragoti

Edmond Dragoti, profesor në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale është lektor i parë me rreth 30 vjet përvojë në psikologji sociale dhe kërkim shkencor social. Është doktoruar në zhvillimin e adoleshentëve. Ekspertiza e tij përfshin arsimimin dhe edukimin shoqëror e shëndetsor, informimin publik, mobilizimin social, trajnimin në komunikim; kërkimin shkencor në fushën sociale dhe të shëndetit publik, studime të emigracionit dhe të tregut.

Ai ka shërbyer në pozicione të rëndësishme në qeverinë shqiptare si Zëvendëskryetar i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit (1999-2002), këshilltar i Kryeministrit Shqiptar (2002), Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2004-2005), Rektor i Universitetit Shtetëror të Beratit (2005), Profesor me kohë të pjesshme në Universitetin e Athinës, Greqi, në kursin 1 vjecar “Master në Studime të Europës Juglindore” (1999-2002). Ai ka qenë Përgjegjës i Departamentit të Punës Sociale dhe Psikologjisë së Aplikuar, në Universitetin e Tiranës (1992-2015). Aktualisht është  lektor i parë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, dhe lektor i parë në Universitetet publike në Elbasan, Durrës dhe Shkoder.

Prof. Asoc. Dr. Artur Rada

Artur Rada është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ai ka mbaruar tre ciklet e programeve të studimeve të larta në degën “Punë Sociale” pranë këtij departamenti dhe mban gradën shkencore “Doktor”, si dhe titullin “Profesor i Asociuar”. Fushat kryesore të ekspertizës dhe interesit të tij janë: çështjet sociale të fëmijëve me probleme të zhvillimit mendor dhe fizik, fëmijët me autizëm, menaxhimi, menaxhimi i burimeve njerëzore, politikat dhe çështjet sociale. Përvojat shumëvjeçare të punës përfshijnë kontribute në fushën profesionale si punonjës social dhe në fushën akademike si pedagog. Aktualisht, ai ligjëron në programet Bachelor dhe Master Shkencor të organizuara dhe ofruara nga departamenti ku bën pjesë. Gjithashtu, ai është autor i shumë studimeve dhe artikujve shkencor të botuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prof. Asoc. Dr. Elona Dhëmbo

Nga viti 2005, Prof. Asoc. Dr. Elona Dhëmbo është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Pas diplomimit në “Punë Sociale”, në vitin 2002, ajo kreu studimet pasuniversitare në “Politika Sociale Krahasuese” në Universitetin e Oksfordit, dhe më pas ato doktorale në Universitetin e Tiranës në lidhje me politikat për familjen dhe çështjet e balancës punë-jetë. Në vitin akademik 2019-2020, Dr. Dhëmbo kreu studime post-doktorale pranë Institutit për Studimeve të Avancuara, në Universitetin e Europës Qendrore (CEU, Hungari) ku adresoi çështjet e migrimit dhe mbrojtjes sociale. Ekspertiza e saj mbi 15 vjeçare në hartimin e programeve dhe mësimdhënie fokusohet në: -kërkim shkencor në shkenca sociale (sasior & cilësor); -politikë sociale; dhe -politikë sociale dhe përkatësi gjinore. Ajo është autore e teksteve universitare në fushat e saj të ekspertizës si dhe teksteve për arsimin para-universitar (për lëndën “Qytetari”). Punimet e saj shkencore janë prezantuar në dhjetra konferenca ndërkombëtare dhe janë botuar në revistat më në zë të punës sociale (si p.sh. International Social Work, European Journal of Social Work, Journal of Human Rights and Social Work) dhe shkencave sociale (p.sh. në Migration and Development, Psycho-Oncology, International Migration, Humanities & Social Sciences Communications, etj. Shiko për më shumë: https://www.researchgate.net/profile/Elona-Dhembo). Përveç mësimdhënies dhe punës akademike, ajo ka një eksperiencë të gjatë në kërkimin e aplikuar dhe konsulencat për shoqërinë civile dhe qeverisjen qendrore dhe vendore,  në fusha si përkatësia gjinore dhe zhvillimi, migrimi, shoqëria civile dhe angazhimi qytetar, të drejtat e njeriut dhe pakicat, etj. Disa nga publikimet e saj me të fundit të kësaj natyre përfshijnë: dy raporte rajonale mbi romët, arsimimin dhe punësimin – “Regional Policy Analysis in Western Balkans and Turkey: ECD & Primary Education” dhe Strategic Regional Policy Analysis in Western Balkans and Turkey: Secondary, Tertiary Education and Employability” (nga Roma Education Fund në Ballkan), studimin kombëtar “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri.” (nga rrjeti i organizatave AWEN), si dhe studimin kombëtar “Dhuna dhe ngacmimet në botën e punës në Shqipëri: Një qasje krahasimore e gjashtë sektorëve strategjikë të ekonomisë” (nga Center for Labour Rights dhe Olof Palme International Center).

Prof. Asoc. Dr. Erika Bejko

Erika Bejko mbulon në fushën e saj të studimit çështje të tilla si:  metodologjia e kërkimit shkencor, zhvillimi i qëndrueshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar, zhvillimi lokal dhe ndryshimin social. Ajo u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1997 dhe më pas mori dy Diploma Master në Universitetin Katolik të Lyonit “Zhvillimi Lokal”, 2005 dhe Universiteti “Administrim dhe Shkëmbime Ndërkulturore” Paris 12 (2007). Ajo ka qenë një studiuese e mbështetur nga Programi Akademik i Bursave të Open Society Institute. Ajo është një lektore me kohë të plotë në lëndët e mëposhtme: “Metodat sasiore të kërkimit në punën sociale”, Metodat sasiore të kërkimit në punën sociale” dhe Teoritë mbi ndryshimet sociale”. Ajo mori doktoraturën e saj në vitin 2013. Fushat e kërkimit shkencorë të saj janë varfëria dhe përjashtimi social, politika sociale, kërkimi shkencor, etj.

Prof. Asoc. Dr. Daniela Kalaja

Daniela Kalaja është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Pas diplomimit në punë sociale në vitin 1996 ka kryer studimet e masterit në Punë Sociale dhe nga viti 2013 mban gradën doktore e shkencave. Në korrik 2016 fiton titullin Prof.As.Dr.

Fushat e saj të interesit dhe kërkimit shkencor janë në çështje të përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, mbrojtja e fëmijëve, grupet vulnerabël, vlerësimi i programeve dhe politikave sociale, etj. Eksperiencat e punës përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar në fushat e mësipërme. Kurrikulumi i saj përfshin konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, studimeve, përgatitjen e manualeve, procedurave apo protokolleve, ofrimin e trajnimeve, vlerësim shërbimesh, programesh dhe politikash sociale, etj.

Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Prof. Asoc. Dr. Fiona Todhri

Fiona Todhri, Pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Universitetit të TiranësFakultetin e Shkencave SocialeDepartamentin e Punës dhe Politikës Sociale.  Lektore me kohë plotë, me 18 vjet përvojë në fushën e shkencave sociale. Në vitet 2004-2005 e diplomuar në Shëndet Publik, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjeksise. Në vitet 2009-2013, Doktore Shkencash, 2016 Profesore e Assocuar. Eksperiza e saj në këtë departament ka konsistuar në mësimdhënie dhe paralelisht në hartimin e një sërë cikle leksionesh, kurrikulash si dhe, në hartimin e planeve mësimore e programeve studimore të nivelit “Bachelor” dhe “Master”. Pjesëmarrja në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ka qenë intensive gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe botime në revista dhe buletine shkencore kanë qenë një objektiv i rëndësishëm i punës së saj në fushën e kërkimit shkencor. Përfshirja aktive në projekte dhe studimeve në nivel kombëtar, në fushën e shëndetit publik dhe asaj sociale të mbështetura nga, institucione ndërkombëtare si: UNDP, USAID, IOM, UNICEF, World Bank, janë një kontribut dhe vlerë në nivel komunitar dhe atij profesional. Prej Shtatori 2019 deri në Gusht 2021, bashkëautore e emisionit në Radio Tirana1 dhe RTSH 2, “Individi dhe Shoqëria”, që ka si qëllim të argumentojë se ndryshimet shoqërore e kulturore nuk ndodhin vetvetiu dhe as për arsye të pashpjegueshme. Në fakt ndryshimet social kulturore dhe vetë moderniteti nuk janë një forcë e natyrës, por produkt i qënieve njerëzore që mendojnë dhe veprojnë në mënyra të vecanta. Këto ide përbëjnë orientimin teorik kryesor në këtë cikël emisionesh që fokusohet në dinamikën e modernizimit të shoqërisë shqiptare.

Prof. Asoc. Dr. Irida Agolli

Irida Agolli është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2006. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2001. Nga viti 2006 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studimeve Master, rreth të drejtave të personave që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë shëndeti riprodhues dhe edukimi bashkëmoshatarë, politika sociale, të drejtat dhe mbrojtja e fëmijëve, përkatësi gjinore dhe zhvillim, HIV/AIDS, etj. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si nevojat e grupeve vulnerable, cështje social, të shëndetit dhe të drejtave, cështje gjinore, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit mbi vlerësimin e programeve dhe politikave sociale, ndërsa në nivelin Bachelor ligjëron lëndët “Hyrje në Politikë sociale”,”Institucionet e Politikës Sociale” “Praktika e Punës Sociale me Fëmijët.

Prof. Asoc. Dr. Izela Tahsini

Izela Tahsini është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës që nga viti 2002. Ajo ka marrë diplomën Bachelor në Punë Sociale në vitin 1997, dhe Master në Punë Sociale në 2003. Në vitin 2010 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, ndërsa që nga 2015 mban titullin Profesore e Asociuar. Në fushën e psikoterapisë ka diplomën Bachelor i Shkencave në Psikoterapi që nga viti 2009, dhënë nga Universiteti ‘Zigmund Frojd’, Austri, dhe Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë, që nga viti 2007. Ajo ushtron profesionin në mënyrë të pavarur.

Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë shërbimet sociale, cështjet e fëmijëve, puna sociale shkollore, çështjet gjinore dhe shëndeti mendor, ku ka kontribuar si kërkuese shkencore, autore e një sërë studimesh, vlerësimesh e analizash, për organizata lokale e ndërkombëtare. Gjithashtu, ka përvojë në praktikën direkte si punonjëse sociale, në këshillim e psikoterapi, si supervizore në fushën e shërbimeve sociale dhe supervizore klinike. Prof. Asoc. Tahsini është autore dhe bashkëautore e disa artikujve të botuar në vend dhe jashtë tij, si dhe e teksteve universitare dhe shkollore. Pranë Departamentit, ajo ka ligjëruar në nivelet Bachelor dhe Master, në lëndë si Puna Sociale me Individin, Puna Sociale me Familjet, Çështje të Familjes, Teori feministe, Puna sociale në Shkolla, etj.

Prof. Asoc. Dr. Juliana Ajdini

Juliana Ajdini është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2004. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2000. Nga viti 2008 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studime Master. Tema e saj e doktoraturës ka qenë e lidhur me prindërimin në burgje dhe vlerësimin e situatës së përgjithshme të të dënuarve prindër në burgjet shqiptare. Fushat kryesore të interesit dhe ekspertizës janë kërkimi në fushën e problemeve sociale dhe respektimi e promovimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe në veçanti ato të individëve të privuar nga liria. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si të drejtat e të dënuarve/paraburgosurve, barazia gjinore, organizimi komunitar, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron në programet Bachelor dhe Master të departamentit mbi problemet sociale, metodat dhe shprehitë në punë sociale, puna sociale me familjen dhe teoritë e ndryshimet sociale.

Prof. Asoc. Dr. Marinela Sota

Marinela Sota është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1997. Nga viti 2005 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Universiteti i tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2014 në fushën e punës sociale dhe kriminologjisë, veçanërisht recidivizmi dhe efektiviteti i sistemit penal. Fushat e saj të interesit dhe ekspertizës përfshijnë shërbimet sociale në sistemin e drejtësisë, praktikën e punës sociale me grupe, politikat shtetërore dhe efektivitetin e tyre. Përvojat e saj përfshijnë mësim në Bachelor dhe Master si dhe studime të nivelit dhe kërkimeve akademike fokusuar veçanërisht në çështjet që lidhen me kriminologjinë, mbrojtjen e fëmijëve, supervizimin në punë sociale, etj. Përvojat e saj të punës përfshijnë shërbim konsulence për institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare në kryerjen e studimeve të ndryshme, pergatitje manualesh dhe materiale, mbajtja e trajnimeve, supervizim stafi, monitorim dhe vlerësim programesh. Ajo është autore dhe bashkë-autor në disa artikuj dhe libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë vendit. Aktualisht ajo jep leksione për politikën sociale dhe drejtësisë penale, mbrojtjes së fëmijëve, mbikëqyrjen në punën sociale, në nivelin Bachelor ajo jep mësim për punën sociale në sistemin e drejtësisë dhe menaxhimin e projekteve sociale.

Prof. Asoc. Dr. Nevila Koçollari Furxhiu

Nevila Koçollari Furxhiu është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit Punë dhe Politikë Sociale, në Universitetin e Tiranës, që prej vitit 2012-të. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament, në vitin 1993. Karriera e saj akademike ka nisur në vitin 1994, në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” ku u angazhua deri në vitin 2012-të. Ka përfunduar studimet Master në Punë Sociale, në periudhën kohore 2003-2005-së, në Departamentin Punë dhe Politikë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2010-të, ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, pranë të njëjtit departament dhe që prej vitit 2015-të, mban titullin Profesor i Asociuar. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kryesisht politika sociale, çështje të administrimit, menaxhimit financiar dhe planifikimit strategjik të organizatave të shërbimeve sociale, vlerësimi i programeve sociale, çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, në këndvështrimin antropologjik, çështje të komunikimit dhe ndryshimit të sjelljes, çështje të migrimit, trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe shërbimet sociale për fëmijët dhe të rinjtë. Ka një kontribut në hartimin dhe institucionalizimin e standardeve të shërbimit social në Shqipëri, sikurse edhe eksperienca mbështetëse, këshilluese, që bëjnë bashkë mirëqenien, kohezionin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm, me fokus edukimin, industrinë e turizmit, kulturën dhe kapitalin social.  Eksperiencat e saj, përfshijnë edhe konsulenca për organizata ndërkombëtare, për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, etj. Së fundi, fokusi i studimeve të saj, janë kontributet e punonjësit social në proceset politike, vendimarrje dhe politikëbërje. Ajo është autore dhe bashkë autore e disa artikujve të botuar në vend, por edhe jashtë. Eksperiencat e saj të punës dhe kërkimit shkencor, qëndrojnë përshtat këtyre fushave të interesit edhe me mësimdhënien, në programet Bachelor dhe Master Shkencor. Aktualisht, ligjëron kryesisht në programet e nivelit të dytë të studimit, Master Shkencor, të departamentit, si titullare, në kurse lëndore, si filozofia dhe historia e shtetit të mirëqenies sociale, planifikim financiar dhe buxhetim, në organizatat e shërbimeve sociale, marketing social, shëndeti dhe ndryshimi i sjelljes, ndërsa në nivelin Bachelor, është titullare dhe ligjëron lëndët e analizës së politikave sociale: vlerësimi i programeve sociale dhe planifikim strategjik.

Prof. Asoc. Dr. Rudina Rama

Është e punësuar me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Aktualisht është edhe senatore e Universitetit të Tiranës. Ka një përvojë pune shumëvjeçare si pedagoge dhe studiuese në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit në punë sociale në vitin 1996, ka kryer studimet pasuniversitare në punë sociale dhe administrim publik, më pas ato doktorale në të njëjtën fushë studimi dhe që nga viti 2015 mban gradën shkencore profesore e asociuar. Fushat kryesore të mësimdhënies dhe përvojës kërkimore përfshijnë dimensionin social në kujdesin shëndetësor, administrimin e politikave dhe shërbimeve sociale; mirëqënien e fëmijëve dhe të rinjve dhe aplikimin e metodave kërkimore në fushën e shkencave sociale. Gjatë përvojës profesionale është përfshirë dhe ka drejtuar një sërë projektesh shkencore dhe zhvillimore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e shkencave sociale të mbështetura nga qeveria e Republikës së Çekisë, Irlandës, projekte të financuara nga Komisioni Evropian nëpërmjet programve Erasmus +, Evropa për qytetarët etj. Gjithashtu, ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit, ka botuar një sërë artikujsh shkencorë në revista prestigjoze dhe të indeksuara dhe është bashkautore e disa librave të botuara nga shtëpi botuese prestigjoze ndërkombëtare. Në vitit 2016 – 2020 ka drejtuar Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale.

Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci

Veronika Duci është e punësuar pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale të Universitetit të Tiranës.

Ka një përvojë pune 17 – vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Psikologji Klinike dhe Sociale në vitin 2002, në Universitetin “Aristoteli”, Fakulteti i Shkencave Filozofike në Greqi,  studimet pasuniversitare dhe ato doktorale të saj i ka lidhur me Punën Sociale dhe Politikat Sociale.

Fushat e mësimdhënies përfshijnë disiplina si politikat për fëmijët, sjellje organizative, psikologjia në praktikën e punës sociale etj. Fushat e saj të ekspertizës kërkimore përfshijnë çështje që lidhen me fëmijët, të drejtat e tyre dhe mbrojtjen, migrimin dhe migrimin i kthimit, shëndetin mendor, arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata të komunitetit Rom dhe Egjiptian, shërbimet e kujdesit shoqëror në nivel qendror dhe vendor, dhunën me bazë gjinore etj. Ajo ka punuar si eksperte kombëtare dhe për Ballkanin Perëndimor për kërkime shkencore dhe për zhvillimin e kapaciteteve në fushat e mësipërme.

Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare të lidhura me fushat e ekspertizës së saj, pjesë e programeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë/kombëtarë. Gjithashtu, ka marrë pjesë në projekte të lidhura me arsimin e lartë në Shqipëri dhe në vende të tjera dhe procesin e përshtatjes me sistemin e Bolonjës.

Ka botuar një sërë punimesh shkencore në revista të njohura ndërkombëtare, të indeksuara dhe me faktor impakti Thomson Reuters dhe Scopus. Gjithashtu, është autore e raporteve kërkimore kombëtare në fusha si: cilësia e jetës së të rinjve, impakti i migracionit tek fëmijët e emigrantëve të rikthyer, fëmijët në situatë rruge, integrimi i çështjeve sociale në kurrikulat universitare, dhuna në marrëdhëniet intime etj.

Aktualisht është lektore pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, dhe jep mësim në nivelet Bachelor dhe Master në programet e studimit të këtij departamenti.

Dr. Emanuela Ismaili

Emanuela Ismaili është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2008. Në vitin 2010 mban titullin Master i Nivelit të Dytë (MND) në Metoda Kerkimore në Punë Sociale. Ajo mbron gradën Doktor i Shkencave që nga viti 2015 në fushën e bullizmit ne mjedisin shkollor. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë cështjet e fëmijëve dhe edukimit; të drejtat e njeriut; shprehite e komunikimit. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master, punë kërkimore dhe aktivitete te ndryshme në fushën e edukimit, femijëve, të drejtave të njeriut, gjithëpërfshirjes, komunikimit, problemeve tek te rinjtë etj. Ajo është autore e disa artikujve në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit mbi çështjet e përmendura mësipër.

Dr. Eris Dhamo

Eris Dhamo është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2001. Nga viti 2012 mban titullin Master i Nivelit të Dytë në Kërkim Shkencor në Punë Sociale nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në fushën e Gerontologjisë, me fokus specifik cilësinë e jetës së të moshuarve. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë gerontologjia, komunikimi për ndryshimin social dhe të sjelljes, administrimi social, kërkimi shkencor në shkenca sociale, politika sociale, politika të mbrojtjes sociale, çështjet e përkatësisë gjinore dhe metodat e integruara në punë sociale. Eksperiencat e saj në këto fusha përfshijnë jo vetëm mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master, por dhe punë administrative dhe kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si puna sociale me të moshuarit, cilësia e jetës, mirëqënia e shoqërisë, komunikimi për ndryshim social, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe asistencë e këshillim për institucione dhe organizata lokale mbi realizimin me sa më cilësi të angazhimeve të tyre, kryesisht në kërkime, strukturimin e shërbimeve, administrimin e organizatave, organizimin e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorimin, vlerësimin dhe planifikimin e ristrukturimeve të nevojshme, etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara kryesisht në vend, por dhe jashtë. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Bachelor të departamentit mbi administrimin social dhe politikat e mbrojtjes sociale ndërsa në nivelin Master ligjëron lëndë të komunikimit për ndryshim social dhe metodologji kërkimore mbi komunikimin, metoda të integruara në punë sociale, monitorim dhe vlerësim politikash sociale.

Dr. Av. Florian Bejleri

Florian Bejleri është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakltetin e Shkencave sociale, të Universitetit të Tiranës që nga viti 2010. Ai ka përfunduar studimet e larta për shkenca sociale dhe juridik. Ai mban titullin Doktor i Shkencave. Fushat e tij të ekspertizës dhe interesit janë mbrotja e fëmijës dhe familjes, çështje të dhunës në familjë, trafikimit, parandalimit të kriminalitetit proceset gjyqësore, ligji dhe politika sociale. Eksperiencat e tij të punës në këto fusha përfshijnë; mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master, konsulent ligjor dhe avokat, ekspert trajnimi në fushën socile dhe të drejtësisë etj. Kurrikulumi i tij përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për çështje ligjore dhe sociale, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ai është autor i disa artikujve shkencorë të botuar në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ai është lektor kryesisht në programet Master të departamentit mbi çështje të fëmijës dhe familjes dhe shërbime sociale në drejtësinë penale ndërsa në nivelin Bachelor në lëndë lëndë si; hyrje në të drejten, Krimi dhe politikat e antikrimit. Organizimi dhe dinamikat e shoqërisë etj.

Dr. Miranda Spahiu

Miranda Spahiu është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2014. Ajo u diplomua si punënjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1996. Ka fituar gradën Doktor i Shkencave, duke u përqëndruar tek integrimi dhe impakti i shërbimeve psikosociale në ofrimin e kujdesit për shëndetin riprodhues në sistemin shëndetësor shqiptar. Ajo ka përqëndruar aktivitetin e saj kryesisht si punonjëse sociale pranë Ministrisë së Shëndetësise, duke bërë të mundur që të japë kontribut në politikëbërje dhe ofruese trajnimesh në fusha të tilla si planifikimi familjar, shëndeti i nënës dhe fëmijës, dhuna në familje dhe çështjet gjinore, problematikat e veçanta të shëndetit të adoleshentëve, abortin, shëndetin publik, promocionin dhe edukimin shëndetësor si edhe në përfshirjen e punonjësve socialë në sistemin shëndetësor, si pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor ndaj popullatës. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master. Aktualisht ajo ligjëron në nivel Master mbi shërbimet e punës sociale në shëndetësi ndërsa në nivel Bachelor ligjëron lëndë rreth organizimit dhe drejtimit të shërbimeve sociale. Është autore dhe bashkëautore në disa artikuj.

Dr. Monika Taçi

Dr. Monika Taçi është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës që nga viti 2008. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 si punonjëse sociale. Ka fituar titullin “MASTER” në vitin 2008. Në mars të viti 2014 ka marrë gradën shkencore” Doktor’ në Punë Sociale me fokus përvijimin e formave të reja sjellore në moshën e adoleshencës si pasojë e ndikimit të botës virtuale.

Fushat kryesore të ekspertizës dhe interest të saj janë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, fëmijëve dhe adoleshentëve.

Eksperiencat e punës në këtë fushë përfshijn përvojën e punës në organizatat e shoqerisë civile për më shumë se një dekadë si dhe mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master të fokusuar kryesisht në çështjet që lidhen me etikën dhe ligjin, projektet dhe programet sociale, integrimin gjinore etj. Ajo është autore dhe bashkautore e një numri artikujsh si dhe referimesh ne konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.

MSc. Asunta Toromani – Asistent Lektore

Asunta Toromani është Asistente/ Lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, prej vitit 2022. Toromani, është diplomuar në ciklin e parë të studimeve, në programin “Administrim dhe Politikë Sociale”, pranë të njëjtit departament, në vitin 2016. Prej vitit 2018, mban titullin Master i Shkencave (MSc.) në Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes. Pjesë e Rrjetit Studentor të Ekselencës dhe diplomuar në ciklin e dytë të studimeve me Medaljen e Artë. Toromani, është certifikuar ndërkombëtarisht në fusha të Këshillimit të Karrierës dhe Intervistimit.

Ndër përvojat e punësimit, Toromani ka shërbyer si Specialiste Komunikimi në organizata jofitimprurëse, kryesisht si pjesë e ekipit në hartim ose zbatim të Strategjive të Komunikimit. Gjithashtu, në Koordinim, në sektorin e tretë dhe në media.

Toromani, ka qenë Përgjegjëse e Zyrës së Komunikimit/ Lektore, pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë. Ka shërbyer si Specialiste në Drejtorinë e Planifikimit dhe Performancës, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, nëpërmjet Programit të Ekselencës. Si Asistente me kohë të pjesshme, pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, prej vitit 2019 ka asistuar në programet e ciklit të parë të studimeve.Eksperienca e saj aktuale, konsiston në asistimin në lëndë të lidhura me analizën, vlerësimin e programeve, metodat kërkimore cilësore.

MSc. Marsela Allmuça – Asistent Lektore

Marsela Allmuça është asistente lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2022. Ajo është diplomuar si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2010. Nga viti 2012, mban titullin Master i Shkencave (MSc.) në Punë dhe Politikë Sociale si edhe është Alumni në disa programe të njohura ndërkombëtare. Ajo ka një eksperincë të gjatë në ofrimin dhe menaxhimin e shërbimeve sociale për rastet e dhunës me bazë gjinore.

Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kërkimi shkencor në shkenca sociale, shërbimet sociale dhe sistemi i mbrojtjes sociale, si edhe çështjet e barazisë gjinore dhe zhvillimit. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë menaxhimin e shërbimeve sociale, mentorimin dhe ofrimin e trajnimeve për ofruesit e shërbimeve sociale, hartimin e manualeve, protokolleve dhe standardeve të shërbimeve, mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master si edhe punë kërkimore shkencore.

Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe lokale për përgatitjen e manualeve, protokolleve, standarteve dhe ofrimin e sesioneve për ngritjen e kapaciteteve etj. Ajo është bashkautore e disa artikujve shkencorë dhe studimeve kombëtare.

Aktualisht, ajo asiston dhe ligjëron kryesisht në programet Bachelor dhe Master të departamentit mbi studimin e sjelljes njerëzore në kontekstin e mjedisit social edhe mbi metodat e aplikuara të punës sociale me individin, grupin dhe komunitetin.

Prof. Asoc. Dr. Blerina Hamzallari

Prof. Asoc. Dr. Blerina Hamzallari është drejtuese e njësisë bazë të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës që prej 18 janar 2018 e në vazhdim. Ajo ka përfunduar studimet e ciklit të parë në Sociologji si “Student i shkëlqyer” në vitet 2005-2008 në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2008-2010 ka përfunduar studimet e ciklit të dytë në “Sociologji e zhvillimeve shoqërore” po në Universitetin e Tiranës, në përfundim të të cilave u diplomua me “Medalje e artë”. Në korrik të vitit 2017 u diplomua “Doktor” në shkencën e Sociologjisë. Nga viti 2012 e në vazhdim Blerina Hamzallari ka qënë lektore e disa lëndëve universitare si Sociologji familje, Teori Sociologjike, Tipologji të konfliktit bashkëkohor, Hyrje në Sociologji, Shkrim akademik, Komunikim ndërkulturor, Hyrje në media dhe komunikim. Interesat kryesore të kërkimit janë: Familja, martesa, të rinjtë, gjinia, konflikti dhe ndërmjetësimi, drejtësia restauruese, komuniteti dhe familjet, farefisnia, komunikimi ndërkulturor, grupet vulnerabël, etj. Ajo është autore dhe bashkëautore e disa artikujve botuar brenda dhe jashtë vendit, autore e moduleve të edukimit në fushën e arsimit, pjesëmarrëse në projekte kërkimore, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi

Është Profesor në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Tiranës. Në korrik 1981 u diplomua “Punonjës i shkencave politike” në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Për rezultate të shkëlqyera në studime Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e shtetit shqiptar e dekoroi me “Medalje e Artë”. Duke qenë studenti i parë me Diplomë të Artë në këtë fakultet, sapo përfundoi studimet u emërua pedagog e punonjës shkencor në “Sektori i studimeve sociale” të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1986 mbrojti tezën e doktoratës me një studim për disa profile sociale e profesionale të inteligjencies shqiptare përgjatë viteve 1930-1960 dhe funksionet e saj kryesore në përpjekjet për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesit fashisto-naziste dhe për zhvillimin dhe emancipimin e shumanshëm të shoqërisë shqiptare.

Pas vitit 1990 kreu disa specializime afatmesme e afatshkurtra në fusha të sociologjisë së kulturës, të sociologjisë së shkencës dhe të artit në Itali dhe Gjermani. Në më shumë se 60 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ka referuar për probleme të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë dhe veçanërisht të kulturës shqiptare. Ka botuar më shumë se 80 artikuj studimore në revista shkencore të profiluara në fusha të sociologjisë dhe përgjithësisht të shkencave sociale e historike, të cilat botohen në hapësirën shqiptare dhe në vende të tjerë si Italia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Është lektor i parë i lëndëve universitare Sociologji e përgjithshme, Sociologji kulture, Sociologji njohje arti dhe Komunikim simbolik që zhvillohen në Universitetin e Tiranës.

Në vitet 1995-2006 në rolin e kryeredaktorit ka themeluar dhe drejtuar revistën e përtremuajshme sociologjike, juridike e kulturologjike “Pajtimi”, e cila është njohur si periodik shkencor nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës të Shqipërisë.

Në vitet 2011-2013 ka qenë kryeredaktori i revistës sociologjike të përgjashtëmuajshme “Lente sociologjike”, botim i Departamentit të Sociologjisë të Universitetit të Tiranës.

Që në fillim të viteve 1990 për më shumë se 26 vjet ka luajtur rol kryesor në hartimin e teksteve origjinale të sociologjisë për nxënësit dhe mësuesit e shkollave të mesme në Republikën e Shqipërisë (autor i tri teksteve dhe bashkautor në dy tekste).

Tekstet dhe monografitë e tij janë studiuar dhe studiohen nga studentë të disa degëve si pjesë e programeve të disa lëndëve sociologjike që zhvillohen në disa universitete të hapësirës shqiptare, si në Universitetin e Tiranës, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, në Universitetin e Podgoricës (degët në gjuhën shqipe) në Republikën e Malit të Zi etj.

Për librat e tij janë botuar rreth 90 shkrime vlerësuese nga publicistë, gazetarë dhe nga specialistë me tituj e grada shkencore si: Akademik Hamit Beqja, Akademik Artan Fuga, Prof. Dr. Fatmira Musaj, Prof. Dr. Jakup Mato, Prof. Dr. Fatmira Rama, Prof. Dr. Viron Koka, Prof. Dr. Fatmir Terziu etj.

Zyhdi Dervishi ka botuar 5 libra me poezi, të cilat nga kritika profesionale janë vlerësuar si krijime artistike me profil origjinal, me vizione idealiste dhe theks të veçantë kritik.

Në vitet 2012-2016 ka kryer funksionin e përgjegjësit të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës dhe të drejtuesit të Shkollës Doktorale pranë këtij Departamenti. Ka udhëhequr 14 disertacione doktorate dhe ka në proces disa udhëheqje të tjera.

Prof. Asoc. Dr. Brunilda Zenelaga

Brunilda Zenelaga është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Sociologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe lektore e parë për lëndët “Sociologji migrimi”, “Sociologji urbane”, “Metodologji në shkencat sociale”, “Sociologji e përfshirjes” dhe “Perspektivat e ndryshimit urban”. Ajo e ka filluar karrierën akademike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në vitin 2006, si një prej themelueseve të këtij universiteti. Në shkurt të vitit 2014  mbrojti dizertacionin për gradën “Doktor i Shkencave ” në fushën e sociologjisë së migrimit dhe aktualisht mban titullin shkencor Profesor i Asociuar. Gjatë kësaj kohe ajo ka patur përvoja akademike në  disa universitete europiane si: Université “Rennes 2”, Université “Paul Valery” Montpellier III, Francë, Universita’ degli studi di Siena, Itali etj. Është aktivizuar si ekperte pranë organizatave të ndryshme dhe është autore e mjaft artikujve shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Prof. Asoc. Dr. Julian Bejko

Prof. Asoc. Dr. Julian Bejko është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Sociologjisë, UT, prej vitit 2006. Diplomuar në degën Filozofi-Sociologji, UT (2004). Master Shkencor në Filozofi politike, Universiteti Paris 8, Francë, (2006). Ph.D. në filozofi politike dhe sociologji historike, Universiteti Paris 8, Francë në vitin (2012). Titullar i lëndëve Histori e Mendimit Sociologjik, Sociologji Politike, Sociologji e Ndjeshmërive dhe Mendësive, Analizë dhe kritikë imazhi. Në fushën kërkimore punon mbi autorë të tillë si Elias, Bauman, Durkheim, Foucault, Nietzsche, Marx, Clastres etj. Autor i studimit “Shoqëria e Kinemasë I, II”, (2012, 2013) dhe “Norbert Elias. Sociologji e Qytetërimeve” (2014).Bashkë-autor i filmit dokumentar “Republika e Spaçit” (2016).

Prof. Asoc. Dr. Merita Poni

Prof. Asoc. Dr. Merita Poni është pedagoge e Universitetit te Tiranës, në departamentin e Sociologjisë, ku jep mësim dhe kryen kërkime në fushën e sociologjisë gjinore, edukimit, krimit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, drejtesise tranzitore dhe metoda kërkimi. Ajo ka studiuar Sociologji, Filozofi dhe Drejtësi ne bachelor dhe ka kryer studime në master per politikat sociale, master për edukimin dhe është doktoruar në studime gjinore. Ajo ka publikuar në revista akademike artikuj për gjininë, edukimin, krimin, kulturën dhe metodat kërkimore. Aktualisht drejton Masterin Profesional të Kriminologjisë (Administrim i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë) dhe praktikat e studentëve në institucionet ligjzbatuese dhe ato të edukimit.  Ajo ka përvojë të gjatë në mbrojtjen ë të drejtave të njeriut si aktiviste dhe kërkuese.

Dr. Lorenc Ligori

Lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës.

Ai është i fokusuar kryesisht në fusha të sociologjisë së komunikimit dhe sociologjisë politike, ku ka edhe një përvojë të konsiderueshme mësimdhënieje. Gjithashtu është lektor i lëndës së sociologjisë së punës. Është autor i disa artikujve dhe ka referuar në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje që lidhen me sociologjinë e komunikimit.

Dr. Stela Karaj

Dr. Stela Karaj është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo u diplomua si sociologe nga Universiteti Wolfgang Goethe në Frankfurt /Main, Gjermani. Nga viti 2005 mban titullin Diplom-Soziologin, ekuivalente me Master i Shkencave në Sociologji. Në vitin 2014 ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Sociologji me disertacionin me temë: “Konstruksionet sociologjike të sjelljes devijante të nxënësve në klasë dhe ndikimi i saj në stresin profesional të mësuesve”. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë: sociologji deviance, sociologji shëndeti dhe sociologji e grupeve moshore. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështjet e deviancave të adoleshentëve dhe faktorëve socialë ndikues, si dhe në fushën e sociologjisë së shëndetit me në qendër sjelljet riskuese të adoleshentëve lidhur me shëndetin e tyre dhe marëdhëniet mjek-pacient. Eksperienca e saj në këto fusha është pasuruar me kërkime sasiore dhe cilësore.Ajo është autore dhe bashkëautore e disa artikujve të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Bachelor të departamentit të Sociologjisë në lëndët “Sociologji Deviance”, “Sociologji Shëndeti”, “Praktikë Profesionale”, ndërsa në nivelin Master ligjëron lëndën “Sociologjia e grupeve moshore”.

Dr. Teuta Starova

Dr. Teuta Starova është diplomuar në Universitetin e Tiranës në dy degë,Filozofi dhe Drejtësi dhe ka ndjekur dy programe pasuniversitare në fushën e Sociologjisë. Në vitin 1993 ka marrë titullin Dr. shkencash në Universitetin e Tiranës Veprimtaria shkencore e saj është e përqendruar në fushën e studimeve dhe kërkimeve sociologjike, me botime artikujsh studimore në revista shkencore të vendit e të huaja. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare, ka qënë pjesë në ekipe kombetare e ndërkombëtare të kërkimit shkencor, dhe bashkëautore në raporte dhe ekspertiza për organizata si UNDP, Këshilli i Europës, Banka Botërore etj., Dr. Teuta ka qnë gjithashtu e angazhuar në fushën e përkthimit në shqip të librave, teksteve mësimore për studentët e Sociologjisë dhe Shkencave Politike, të autorëve të njohur Anthony Giddens e Joshua S. Goldstein . Gjithashtu ka eksperiencë pune edhe në fushën e diplomacisë, ku ka punuar si diplomate në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe, dhe ka qënë këshilltarë Ministri nga viti 2008 – 2013, dhe e Ngarkuar me Punë në periudhën 2011 – 2012.

Dr. Orinda Malltezi

Është aktualisht  lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës që nga viti 2004. Ajo është diplomuar në vitin 2003 në Universitetin e Mesdheut Lindor në Qipro (Eastern Mediterranean University), në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo kreu studimet Master gjatë viteve 2006-2008 në degën “Menaxhim Projektesh Ndërkombëtare”, Akademia e Studimeve Ekonomike në Bukuresht, Rumani. Studimet doktorale i ka përfunduar pranë Departamentit të Shkencave Politike, Universiteti i Tiranës në vitin 2015, me tematikë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Fushat e saja të studimit janë: marrëdhëniet ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare, kultura politike si edhe analiza dhe vlerësimi i politikave. Përveç eksperiencës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor pranë Universitetit të Tiranës, ajo ka eksperiencë në organizata ndërkombëtare si SECI/SELEC ku edhe ka punuar gjatë periudhës që ndiqte studimet master. Ajo ka qenë drejtuese e disa aktiviteteve në lidhje me kërkimin shkencor dhe zhvillimin e institucionit, si edhe këshilluese për institucione të ndryshme me kohë të pjesshme.

Aktualisht është titullare e disa lëndëve në ciklin Bachelor, siç janë: Organizatat Ndërkombëtare, Politika e Jashtme e SHBA-së dhe në nivelin Master lëndët: Vlersimet e Politikave dhe Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Prof. Asoc. Dr. Merita Xhumari

Është profesore për Politikat Sociale dhe Politikat Publike në Departamentin e Shkencave Politike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ka 30 vjet pedagoge në Universitetin e Tiranës. Këto lendë i zhvillon në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, për fushat e studimit të shkencave politike, sociologjisë, filozofisë dhe të punës sociale. Gjatë 2008-2016 është zgjedhur Anëtare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Profesore Xhumari ka fituar gradën shkencore Doktor nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (1997), Diplomën Master mbi Sigurimet Shoqërore Evropiane nga Catholic University of Leuven, Belgjikë (2002) dhe Diplomë në Shkencat Politike nga Universiteti i Tiranës (1983). Gjatë periudhës 2015-2017 ka marrë kualifikim si Menaxhere e Cilësisë dhe Profesore e modulit Politika dhe Administrimi Publik në kuadrin e Projektit Erasmus+. Ka përvojë 10 vjeçare në administratën publike si Përgjegjëse e Politikave dhe Kërkimeve Sociale në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, 1995-2005. Angazhuar si kërkuese shkencore në projekte kombëtare e ndërkombëtare në fushën e politikave sociale/publike në Shqipëri dhe Kosovë. Autore dhe bashkautore e studimeve të publikuara brenda e jashtë vendit së fundmi janë: studimi “Universitetet dhe Tregu i Punës në Ballkanin Perëndimor, rasti i Shqipërisë” (2016), autore e tekstit universitar “Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale”, (2014); autore e monografisë “Trajektoret e Pensioneve në Ballkanin Perëndimor 1990-2010” (2011), në shqip dhe anglisht, etj.

Prof. Asoc. Dr. Enis Sulstarova

Është lektor i parë pranë Departamentit të Shkencave Politike. Ai është diplomuar si sociolog nga Middle East Technical University (Ankara/Turqi) në vitin 2000. Në vitin 2002 mbaroi studimet për master pranë të njëjtit universitet në degën e Shkencave Politike dhe Administrimit Publik. Në vitin 2011 mbrojti gradën “doktor i shkencave” pranë Universitetit të Tiranës dhe në vitin 2016 mori titullin “profesor i asociuar” pranë të njëjtit universitet. Gjatë viteve 2013-2015 ai ka qenë “Marie Curie Fellow” pranë Institutit Georg Eckert në Braunschweig të Gjermanisë. Fushat e tij të interesit janë nacionalizmi, politikat e identitetit, sociologjia politike, ideja e Evropës, qytetaria. Enis Sulstarova është autor i disa librave dhe i një numri artikujsh të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Prof. Asoc. Dr. Klejd Këlliçi

Është diplomuar në Universitetin  e Torinos, Itali në Shkenca Politike, Administratë Publike në vitin 2004. Ka kryer studimet Master Shkencor në “Çështje Europiane dhe Globale” pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano në vitin 2005. Në vitin 2011 ka marrë titullin Doktor Shkencash në Politikë dhe Institucione të Krahasuara nga Universiteti “Aldo Moro” në Bari. Në vitin 2006 ka filluar të jap mësim në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë e më pas ka mbuluar disa pozicione drejtuese e mësimdhënëse në universitet  publike e private në Shqipëri. Që prej vitit 2015 është pedagog i brendshëm pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës ku jep lëndët Shkenca Politike të Krahasuara, Teori të Demokracisë dhe Politika në Evropën Juglindore.

Interesi i tij shkencor është në fushat e Qeverisjes së Krahasuar, Sistemet e Partive, Poltikat Etnike, dhe Historinë Sociale (Studime Komuniste dhe Post-Komuniste).

Në vitin 2010 ka qenë përfitues i Fondit të Ekselencës, dhënë nga qeveria shqiptare për studime jashtë shtetit.

Prof. Asoc. Dr. Klodiana Beshku

Është lektore në Universitet prej më shumë se 10 vjetësh.

Që prej vitit 2008 ajo është lektore e parë për lëndët Gjeopolitikë, Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Siguri Rajonale dhe Lëvizje Sociale e Politike pranë Departamentit të Shkencave Politike, Fakultetit të Shkencave Sociale, Univeristetit të Tiranës dhe kryeredaktore e revistës shkencore Politikja, të këtij Departamenti. Ajo  mban gradën PhD në Gjeopolitikë nga Universiteti i Pizës, Itali që prej vitit 2011, gradën Master në Studime Evropiane të Universitetit të Sienës, Itali dhe Universitetit Robert Schumman III të Strasburgut, Francë dhe Diplomë Magjistrale në Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Sienës, Itali. Ajo ka një sërë publikimesh në fushën e gjeopolitikës, politikës së jashtme, studimeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2015-2016, ajo ka qenë këshilltare për rajonin e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, nëpërmjet programit LEAD Albania.

Dr. Arlind Qori

Është pedagog në departamentin e shkencave politike. Studimet bachelor 4-vjeçare i ka kryer në të njëjtin departament gjatë viteve akademike 2000-2004. Studimet master i ka kryer pranë departamentit të filozofi-sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale gjatë viteve akademike 2006-2008. Studimet doktorale i ka kryer në vitet 2011-2015 pranë departamentit të shkencave politike, ku ka fituar titullin “doktor i shkencave” me disertacionin e titulluar: Ideja e Evropës dhe ideologjia shqiptare: Studim i rolit të idesë së Evropës në ideologjizimin e ligjërimit politik shqiptar të pasvitit 1991.

Arlind Qori punon si pedagog i brendshëm në departamentin e shkencave politike që prej vitit akademik 2005-2006. Aktualisht është lektor i lëndëve të “Historisë së mendimit politik I”, “Historisë së mendimit politik II”, “Ligjërimit politik postmodern”, lëndës me zgjedhje “Dialektikë dhe histori”. Më parë ka dhënë kontribut lektorial edhe në lëndët e “Teorive të demokracisë”, “Filozofisë politike bashkëkohore” dhe “Shkencës politike krahasuese”.

Fushat parësore të studimit të tij janë filozofia politike dhe kritika e ideologjisë.

Ai është gjithashtu autor i tekstit mësimor “Histori e mendimit politik” dhe i disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu është bashkëhartues i studimit “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri”.

Dr. Blendi Çeka

Është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit Shkenca Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ai ka përfunduar Master Shkencor pranë London School of Economics në “Politikë dhe Qeverisje Evropiane” në vitin 2005. Në vitin 2013 ai ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave me temë: “Marrëdhënia ndërmjet sistemeve zgjedhore, sistemeve partiake dhe sjelljes zgjedhore” në Universitetin e Tiranës.

Fushat e tij të ekspertizës dhe interesit janë: sistemet zgjedhore, partitë politike dhe sjellja zgjedhore. Aktualisht ai ligjëron në programet Bachelor dhe Master të organizuara nga departamenti, në lëndët Psikologji Politike, Proceset Zgjedhore dhe Metodat e Avancuara të Kërkimit Cilësor.

Dritan Karadaku (PhD)

Është lektor me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale. Ai u diplomua në këtë fakultet (2004), në degën Filozofi-Sociologji (me drejtim Filozofi). Studimet master i mbaroi në vitin 2006 në Universitetin Paris 8, Paris, Francë. Në të njëjtin universitet përfundoi dhe Doktoraturën në Filozofi në vitin 2012. Prej dhjetë vitesh ai jep mësim në Departamentin e Shkencave Politike (por edhe në Departamentin e Filozofisë). Që prej vitit 2013 ai është bashkëpunëtor (me kohë të pjesshme) i Schiller University, Heidelberg, Gjermani. Fusha e tij e interesit, studimit dhe punës është Filozofia, në të gjitha nuancat e saj ; mes tyre vëmendje të veçantë marrin metafizika, etika, morali, filozofia e fesë dhe e artit, edhe ajo politike. Veç mësimdhënies, ai ka një kontribut modest në përkthimet filozofike, si veprat e Filozofit holandez Spinoza, dhe autorit francez Etienne de la Boètie. Gjithashtu, herë pas herë, ai shkruan rreshta të cilat i pëlqen që t’i konsiderojë si poezi.

Dr. Dhurata Milori

Është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës prej Nëntorit 2015. Ajo u diplomua nga i njëjti departament në vitin 2007. Në vitin 2010 mban titullin Mater i Shkencave në Studime Europiane në Universitetin Comenius në Bratislavë. Ka mbrojtur gradën shkencore Doktor i Shkencave në Shtator 2015 në Legjislacion dhe Institucionet e Bashkimit Europian në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu është diplomuar si Bachelor në Drejtësi në vitin 2014 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Fushat e saj kryesore të interesit dhe kërkimit shkencor janë: politikat dhe institucionet e Bashkimit Europian, administrata dhe shërbimi publik, etika, marrëdhëniet ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare, shteti i së drejtës, kërkimi shkencor në shkencat politike. Eksperiencat e saj të mëparshme të punës lidhen me administratën publike, mësimdhënien si pedagoge e jashtme dhe angazhimin në projekte dhe institute kërkimore. Është autore dhe bashkautore e artikujve të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ligjëron në programet Bachelor dhe Master të Departamentit.

Dr. Marsela Sako

Është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave Politike / Universiteti i Tiranës, që nga viti 2004.

Është diplomuar në vitin 2003, në Shkenca Politike dhe Historike nga Universiteti Pandio / Athinë, Greqi. Nga viti 2008, mban titullin Master në Filozofi-Sociologji. Ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2014, pranë Universitetit të Tiranës, në fushën e Dipllomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të BE.

Ka një përvojë 13 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit në fushën e Shkencave Politike.

Aktualisht zhvillon mësim në programet, Bachelor në Shkenca Politike për lëndët: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, “Konfliktet dhe Modele të Zgjidhjes” dhe në programin, Master i Shkencave në Studime Rajonale Politike për lëndët: “Analiza e Politikës së Jashtme/vëndet e EJL”, dhe “Shqipëria dhe Greqia pas shekullit të 20”.

Ka një përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për dipllomën bachelor dhe dipllomën master. Ka përvojë si trajnere dhe koordinatore e projekteve në fushën e shkencave sociale. Është autore artikujsh në fushën e shkencave politike, të botuara brenda dhe jashtë vëndit.

Nysjola Dhoga (PhD)

Është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (Bachelor dhe Master Shkencor) pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”, ku ka përfunduar edhe studimet doktorale në vitin 2012. Ka kryer gjithashtu masterin për studime Juridiko-Ekonomike pranë Universitetit të Kamerino, Itali në vitin 2008.

Ka një eksperincë pune shtatë vjeçare në Administratën Publike Shqiptare dhe prej vitit 2014 është pedagoge e brendshme e Departamentit të Shkencave Politike.

Aktualisht, ajo ligjëron në programet Bachelor dhe Master në lëndët “Administrata Shqiptare”, “Qeverisje qendrore, rajonale dhe lokale”, “Sistemet Politike në Shqipëri” dhe “Lexim kritik dhe shkrim akademik”.

Dr. Sofokli Meksi

Është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës prej shtatorit 2008.

Ka kryer studimet universitare për Shkenca Politike në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare Romë (1999-2005), si dhe studimet pë Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës (2005-2009). Nga viti 2006 e deri në vitin 2008 ka kryer studimet master në drejtimin Filozofi-Sociologji pranë Universitetit të Tiranës. Ka përfunduar Studimet doktorale në Departamentin e Shkencave politike të Universitetit të Tiranës me objekt studimor “Raportet mes Shoqërisë shqiptare dhe Regjimit stalinist përgjatë viteve 60-të”.

Është mësimdhënës në lëndët “Histori politike bashkëkohore”, “Histori Ballkani” dhe “Shteti dhe Shoqëria”.

Fushat kryesore të interesit akademik janë: Histori Bashkëkohore, Histori e Kapitalizmit, Sistemet e socializmit shtetëror, Stalinizmi, Sovjetologjia.