Personeli Administrativ

Struktura administrative e Fakultetit të Shkencave Sociale

Departamenti “Filozofi”

Fatjon Lami (Personel Ndihmës Akademik)

Diplomuar në Bachelor Filozofi pranë Fakultetit të Shkencave Sociale (UT) në vitin 2014. Gjatë viteve 2014-2016 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë “Etika në Insitucione dhe Lidership”, Fakulteti i Shkencave Sociale, (UT). Nga viti 2016 punon si staf akademik me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Filozofisë. Prej vitit 2022 ushtron detyrën e Personelit Ndihmës Akademik (me karakter mësimor) pranë Departamentit të Filozofisë, në funksion të realizimit dhe mbështetjes së veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor të këtij departamenti. Ai asiston në proceset administrative dhe akademike njëkohësisht, të cilat kanë si objektiv zhvillimin e  institucionit të arsimit të lartë në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel institucional.

Departamenti “Pedagogji-Psikologji”

Flora ASLLANI (Personel Ndihmës Akademik)

Flora Asllani Diplomuar si Psikologe pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, në vitin 2008-2013, sistemi part-time. Gjatë viteve 1981-1985 ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor Tiranë. Prej vitit 2004 ushtron detyrën e Personelit Ndihmës Akademik pranë Departamentit të Pedagogji-Psikologjisë, në funksion të realizimit dhe mbështetjes së veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor të këtij departamenti.

Departamenti “Punë dhe Politika Sociale”

Aseda OSMANAJ – Punonjëse Ndihmëse Mësimore Shkencore

Aseda Osmanaj ka realizuar shkollimin e saj universitar në degën Cikël i Ulët dhe e vazhduar atë me specializimin në Psikologji Institucionesh. Aseda është certifikuar në kursin Drejtim dhe Administrim i Shkollës dhe ka disa përvoja punësimi, ku përfshihen institucione arsimore publike e jopublike, në pozicionet Mësuese e Ciklit të Ulët dhe Psikologe. Po ashtu, Bashkia Tiranë, është një institucion tjetër në të cilin ka shërbyer. Aktualisht, mban pozicionin Punonjëse Ndihmëse Mësimore Shkencore, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Zotëron disa gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike në disa programe. Beson në marrëdhëniet pozitive në mjedisin e punës dhe ekipet në të cilat bëhet pjesë.

Departamenti “Sociologji”

Valentina Hysko (Personel Ndihmës Akademik)

Valentina Hysko është punonjëse ndihmës akademik me karakter mësimor pranë Departamentit te Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës . Që prej janarit të 2009, ajo asiston departamentin dhe pedagogët në çdo qëllim të tyre për realizimin korrekt dhe mirefunksionimin e veprimtarive të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Njëkohësisht, Znj. Valentina jep me eksperiencën e saj, ndihmë të pandërprerë në proceset e larmishme administrative dhe akademike të cilat kanë si objektiv zhvillimin e  institucionit të arsimit të lartë në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel institucional.

Znj. Valentina ka një experiencë pune 21- vjeçare në administratën publike. Nga ana akademike ajo i është nënshtruar një sërë kualifikimesh ku vlen të përmendet Kursi i edukimit në distancë si “Specialist i bibliotekave dhe arkivave” pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Histori- Filologjisë. Më pas, në vitin 2007, ajo është diplomuar pranë këtij universiteti, dega “Histori” dhe në vitin 2010 Znj. Valentina ka përfunduar studimet Master, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë, “Drejtim dhe administrim arsimi”.

Departamenti “Shkenca Politike”

Suela Hana (Personel Ndihmës Akademik)

Është diplomuar si Sociologe pranë Fakultetit të Shkencave Sociale (UT) në vitin 2000. Gjatë viteve 2009-2010 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë “Kërkim në Edukim”. Vazhdon studimet e thelluara të Ciklit të Tretë, Doktoraturë në Shkenca Politike. Prej vitit 2010 ushtron detyrën e Personelit Ndihmës Akademik (me karakter mësimor) pranë Departamentit të Shkencave Politike, në funksion të realizimit dhe mbështetjes së veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor të këtij departamenti. Ajo asiston në proceset administrative dhe akademike njëkohësisht, të cilat kanë si objektiv zhvillimin e  institucionit të arsimit të lartë në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel institucional.