Rrugëtimi

Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS) është njësi kryesore e Universitetit të Tiranës. Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale nis në vitin 1992 kur Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 348, datë 10.08.1992 vendos të hapet Fakulteti i Punës Sociale me program studimi në punë sociale me kohëzgjatje 4 vjet dhe me program pasuniversitar në punë sociale me kohëzgjatje 2 vjet.

Pikënisje për këtë vendim u bë një marrëveshje zyrtare e majit 1992 e Qeverisë shqiptare me Grand Valley State University (SHBA) që do të ndihmonte për hapjen e shkollës së parë të punës sociale pasi në bazë të një vlerësimi të kryer në atë kohë, për të ngritur sistemin e mirëqenies sociale, Shqipërisë i duheshin rreth 3000 punonjës socialë, ndërkohë që nuk kishte asnjë.

1992
Viti
Hapja e fakultetit

Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale nis në vitin 1992 kur Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 348, datë 10.08.1992 vendos të hapet Fakulteti i Punës Sociale me program studimi në punë sociale me kohëzgjatje 4 vjet dhe me program pasuniversitar në punë sociale me kohëzgjatje 2 vjet.

Pikënisje për këtë vendim u bë një marrëveshje zyrtare e majit 1992 e Qeverisë shqiptare me Grand Valley State University (SHBA) që do të ndihmonte për hapjen e shkollës së parë të punës sociale pasi në bazë të një vlerësimi të kryer në atë kohë, për të ngritur sistemin e mirëqenies sociale, Shqipërisë i duheshin rreth 3000 punonjës socialë, ndërkohë që nuk kishte asnjë.

1993
Viti
Ristrokturim i fakultetit

Në vitin 1993, Fakulteti i Punës Sociale shndërrohet në Fakultetin e Shkencave Sociale me këtë strukturë:

  • Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë
  • Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
  • Departamenti i Punës Sociale
1995
Viti
Projekti 3-vjeçar Tempus

Nis projekti 3-vjeçar Tempus nr. 09782-1995  “Zhvillimi i shkencave humane”.

1996
Viti
Program studimi 4 vjecar

 Hapet programi i studimit në psikologji me kohëzgjatje 4 vjet, i pari program studimi në Shqipëri në fushën e psikologjisë. Nis projekti 3-vjeçar Tempus Phare 1996  Structural JEP, nr. 11016-1996: Ristrukturimi i përgatitjes së mësuesve në Shqipëri

1998
Viti
Projekti 2 -vjeçar Tempus Phare Academic

Në këtë vit nisi projekti 2 -vjeçar Tempus Phare Academic JEP nr. 13221-1998 Programi master në studime evropiane në Shqipëri.

1999
Viti
Botim reviste

Botohet Revista e Shkencave të Edukimit

2000
Viti
Krijimi i programit Specialist i shkencave politike

Hapet dega e shkencave politike me programin “Specialist i shkencave politike” me kohëzgjatje 4 vjet

 Nis projekti 3-vjeçar Tempus, nr. 15038-2000 “Pushteti lokal dhe shoqëria civile në Shqipëri”

2004
Viti
Programi i cikleve të dyta

Hapen programe të studimeve të ciklit të dytë

Hapet “Qendra e studimeve gjinore”

Botohet revista “Shkencat sociale”

2005
Viti
Bachelor në Shkenca Politike

Hapet programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike

2006
Viti
Projekti 1 - vjeçar "Akreditimi dhe licensimi shtetëror në Shqipëri"

Nis projekti 1 -vjeçar Tempus nr. C004B06-2006 “Akreditimi dhe licensimi shtetëror në Shqipëri”

2008
Viti
Krijohet departamenti i Shkencave Politike

Hapen  programet e studimit:

  • Bachelor në Filozofi
  • Bachelor në Sociologji
  • Master profesional në Mësuesi për arsimin e mesëm në lëndët e shkencave sociale
  • Master i shkencave në Sociologji e zhvillime shoqërore
  • Master i shkencave në Punë sociale me profile: a. Drejtim klinik; b. Organizim komunitar; c. Politikë sociale
  • Master i shkencave Psikolog shkollor/organizacional
  • Master i shkencave Psikolog klinik, i zhvillimit dhe marrëdhënieve
  • Master i shkencave në Përkatësi gjinore dhe zhvillim
  • Master i shkencave në Filozofi sociale
  • Master i shkencave në Shkenca politike, me profi “Teoritë politike”

 

Nis projekti 2-vjeçar Tempus nr. 144677-TEMPUS-2008-IT-JPCR (2008-4646)  Zhvillimi i programeve të studimit master në edukim

Botohet Revista e Shkencave Sociale nr.1

2009
Viti
Krijohet Departamenti i Filozofisë

Krijohet Departamenti i Sociologjisë

 

Hapen programet e organizuara të  studimit të ciklit të tretë:

  • Shkolla e doktoratës në Filozofi
  • Shkolla e doktoratës në Pedagogji
  • Shkolla e doktoratës në Psikologji
  • Shkolla e doktoratës në Punë sociale
  • Shkolla e doktoratës në Sociologji

Hapen programet e studimit:

  • Bachelor në administrim dhe politikë sociale
  • MNP Drejtim dhe administrim arsimi
  • MNP Qeverisja dhe politikat publike
  • MNP Këshillim psikologjik
  • MNP Orientim profesional
  • MNP Punë sociale
  • MNP Filozofi praktike dhe humane
  • MNP Analizë e politikës sociale
2010
Viti
Botohet i 2 revistave

Botohet Revista e shkencave sociale nr.2 dhe fillon botimi i revistës “Puna sociale dhe politika sociale”

2011
Viti
Hapet Qendra e ekselencës

Hapet Qendra e ekselencës
Hapen programet e studimit:

  • Shkolla e doktoratës në Shkenca politike
  • Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”
  • Master profesional “Pedagogji e specializuar sociale”
  • Master profesional në Punë sociale të avancuar me profil “Punë sociale në arsim””
  • Master profesional Punë sociale e avancuar me profil “Punë sociale në shëndetësi”
  • Master i shkencave Administrim i shërbimeve sociale
  • Master i shkencave Çështje të fëmijëve dhe të familjes
  • Master i shkencave në Komunikim për ndryshim social dhe të sjelljes
  • Master i shkencave Shërbime sociale në Drejtësinë penale
  • Master i shkencave Studime rajonale politike

Nis projekti TEMPUS-JPCR 517319-2011-UK- “Zhvillimi i të drejtave njerëzore në arsimin e lartë”
Botohet revista “Lente sociologjike”
Fillon botimi i revistës “Politikja”

2011
Viti
Departamenti i Punës Sociale ndryshon emër
Në vitin 2011 ndryshon emërtimi i Departamentit të Punës Sociale. Ai emërtohet Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale Aktualisht FSHS ka 5 departamente.
  • Departamenti i Filozofisë
  • Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
  • Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
  • Departamenti i Sociologjisë
  • Departamenti i Shkencave Politike
FSHS, që në krijimin e vet dhe deri tani, është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në filozofi, psikologji, punë sociale, sociologji dhe shkenca politike si edhe një nga institucionet më të rëndësishme të vendit për përgatitjen e mësuesve për arsimin e mesëm të lartë në shkenca sociale. FSHS ka ideuar dhe realizuar veprimtarinë e vet në përputhje me vizionin dhe misionin e Universitetit të Tiranës, në përgjigje të nevojave të shoqërisë shqiptare për formimin e specialistëve të shkencave sociale dhe në përputhje me përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe veçanërisht në përputhje me Procesin e Bolonjës.
2012
Viti
Programi i studimit Etika në Institucione dhe Lidership

Hapet programi i studimit master i shkencave “Etika në institucione dhe lidership”

2013
Viti
3 Programe studimi të reja

Hapen programet e studimetve:

  • Master i shkencave në Psikologji klinike
  • Master i shkencave në Psikologji organizacionale
  • Master i shkencave në Psikologji shkollore
2014
Viti
Kontribimi i FSHS tek punonjësit sociale

FSHS kontribuon për përfshirjen e profesionit të punonjësit social në profesionet e rregulluara dhe në hartimin e ligjit përkatës

2015
Viti
Hapja e masterit shkencor ne Politika dhe Drejtim Arsimi

Hapet programi i studimit master i shkencave në Politika dhe Drejtim arsimi
Nis projekti Erasmus+ EuroPS/PoSIG për hapjen e programit master i përbashkët në integrim dhe qeverisje

2016
Viti
Kontribim në përfshirjen e profesionit të psikologu

FSHS kontribuon për përfshirjen e profesionit të psikologut në profesionet e rregulluara dhe në hartimin e ligjit përkatës.
Nis projekti Erasmus+ Nr. 573540-EPP-1-2016- 1-BE-EPPKA2-CBHE-JP “Përfshirja e moduleve për legjislacionin dhe të drejtat në arsim në programet e mësuesisë dhe të shkencave të edukimit: një kontribut për të ndërtuar sisteme edukimi të bazuara në të drejtat në vendet në tranzicion”

2017
Viti
Biblioteka on-line EBSCO dhe SAGE

Mundësohet aksesi në bibliotekat on line EBSCO dhe SAGE pa limit për 5 vite

Nis Projekti Nr. 590916-EPP-1-2017-1-ALEPPJMO-MODULE “Iluminimi dhe integrimi evropian për Ballkanin Perëndimor”.

2018
Viti
Hapja e programit Psikologji Ligjore

apet programi i studimit Master profesional në Psikologji Ligjore
Nis projekti Kultura e të nxënit në universitete në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut

2019
Viti
Bashkëpunim me Universitetin e Lozanës

Nis projekti me Universitetin e Lozanës për përmirësimin e programit të studimit Master Profesional në Orinetim Profesional, i mbështetur nga RisiAlbania